Martin Demichelis është akuzuar nga Federata Angleze për vënie bastesh në disa ndeshje të këtij sezoni. Mbrojtësi i Manchester City mendohet të ketë shkelur 12 herë nenet të rregullores së Federatës Angleze gjatë një periudhe njëjavore janarin e kaluar. Në një deklaratë për shtyp nga federata thuhet se Demichelis ka vënë baste midis 22-28 janarit.
Mendohet se qendërmbrojtësi ka vënë baste të disa ndeshjeve jashtë Anglisë. Ky fakt e mban me shpresë City-n, për një falje të mundshme të lojtarit. Lojtarët profesionistë nuk duhet të vënë bast mbi ‘ndeshje në të cilat ata marrin pjesë apo kanë çfarëdolloj influence’.
Rregullat janë tepër të qarta, si në mënyrë direkte apo indirekte, apo të përdorësh dikë tjetër për të vënë bast mbi një ndeshje’ nuk lejohet. Rregullat janë shtrënguar gjatë viteve të fundit për të parandaluar akte të tilla. As bastet ku përfshihen transferime lojtarësh nuk lejohen. Kjo përfshin edhe emërimet e trajnerëve, zgjedhjen e formacionit apo çështje disiplinore./Telesport