Valencia, 19 mln euro në sezon për Mourinhon

31 Mars 2016, 16:19Sport TEMA

Valencia ka nisur të mendojë për zëvendësuain e Gary Neville, që do të marrë drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm. Aktalisht drejtuesit e klubit spanjoll ia kanë besuar panikën Pako Ayestaran, që do ta mbajë këtë detyrë deri më 30 Qershor, para se të nisë një projekt i ri.

Në këtë situatë kanë nisur të qarkullojnë emra të ndryshëm për këtë rol të rëndësishëm, por më sugjestionuesi mbetet Jose Mourinho. Sipas “The Sun”, përfaqësues të Valencias kanë nisur kontaktet me portugezin, madje raportohet se oferta që i është bërë 53-vjecarit mbetet në kufijtë e të pabesueshmes, plor 19 milionë Euro në sezon, ndërsa 120  milionë Euro do t’i ketë në dispozicion për t’i shpenzuar në merkato.

Bisedimet mund të përparojnë falë marrëdhënieve të shkëlqyera që ka pronari i Valencias, Peter Lim me vetë Jose Mourinhon dhe menaxherin e tij Jorge Mendez. Muajt e fundit është folur shumë për një marrëveshje mes Mourinhos dhe Manchester United, për të marrë vendin e holandezit Van Gaal, por më të vërtetë nuk ka asgjë zyrtare.

Madje në “Old Trafford” po fiton gjithnjë e më shumë terren kandidatura e Rayan Gigs. Në fakt Mourinho nuk është emri i vetëm që ka dalë në skenë për postin e trajnerit të Valencias. Manuel Pellegrini, i cili do ta mbyllë në maj aventurën e tij te Manchester City shihet si alternativë e besueshme, por deri tani palët nuk kanë dakord për shumë që duhet të përfitojë kiliani gjatë një sezoni.

1 komente në “Valencia, 19 mln euro në sezon për Mourinhon”

  1. Totila says:

    Murinjo ,ky pervers ka filluar qe ta shtroje vete rrugen drejt Madridit ,perkatesisht Realit .por harron ky Birbo se “”UJI NUK RRJEDH 2 HERE NE TE NJEJTIN SHTRAT .
    Le te vije ne Madrid perseri dhe ta ringreje Realin ne lartesi .
    Ato se cka kumtohen per ne Valencia jane vetem shashka tymuese .
    Mendoj se koha e Murinjos , Capellos ,Lippit dhe e ndonje tjetri ka perfunduar .
    Skemat e tyre jane vjeteruar ,perndryshe ata nuk pershtaten dot me me skemat e reja ne futboll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje