Tevez: Rikthimi te Boka? Një zgjedhje m***

2 Prill 2016, 11:36Sport TEMA

Carlos Tevez duket si i ka rënë pishman që është kthyer në Argjentinë.

Sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez ka përjetuar momente të paharrueshme me Juventusin në Torino, por në verë ka zgjedhur të shkojë tek klubi i zemrës, Boca Juniors.

Rikthimi i tij në Argjentinë nuk ka sjellë asnjë shkëlqim, madje ecuria e Boca Juniorsit i ka ngrirë buzëqeshjen Tevezit i cili e shpreh hapur.

“Ndonjëherë mendoj se rikthimi tek Boka ka qenë një zgjedhje m***. Kam ardhur në Argjentinë për familjen time dhe për të qëndruar gjatë, por nuk e mohoj edhe largimin”.

Tevez fillimisht ishte larguar në vitin 2005 nga Boca Juniors

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje