Armando Vajushi e ka tepruar: në llogarinë e tij në Instagram ka postuar një video ku filmohet me telefon celular kroskoti i një makine që ecën me 270 km/orë.
Videoja është zhdukur nga Instagrami me shpejtësi, por jo aq sa për të mos e kapur mediat italiane, që e kanë raportuar dhe me shumë mundësi Vajushi do të ketë probleme me klubin e tij, Livornon dhe rrezikon edhe përjashtimin.