Conte te Chelsea, shënjestron Naingolan-Manolas

2 Prill 2016, 13:21Sport TEMA

Antonio Conte shënjestron dyshen Rada Naingolan-Kostas Manolas. Klubi i Chelseat është i gatshëm të ofrojë 65 milionë Euro për dyshen e skuadrës së Romës, konkretisht për mesfushorin belg dhe mbrojtësin grek.

Sipas asaj që raportojnë mediat, presidenti i Bluve të Londrës, Roman Abramovich po mendon t’i bëjë dhuratë trajnerit të ardhshëm këta dy lojtarë. Një transferim i mundshëm i tyre do t’i shërbente shumë ekipit pasi, mesfusha dhe mbrojtja janë dy reparte të që kanë nevojë për rinovim.

Të dy futbollist janë vënë në qëndër të vëmëndjes, vecanërisht mesfushori belg Nainggolan, i cili preferohet dhe nga Liverpooli, por Conte duket se është i gatshëm të bëjë gjitchka që ta ketë lojtarin në dispozicion, pasi shihet si njeriu kyc i skemave të trajnerit Italian.

Nga ana tjetër për mbrojtësin grek Manolas, është e interesuar dhe skuadra e Evertonit. Vlera e kartonit të Naingolan vlerësohet rreth 35 milione Euro, ndërsa e Manolas 30 milionë. Tek Chelsea pritet të jetë një verë e nxehtë, pasi në planet e klubit është projekti për largimin e plot 9 lojtarëve në fund të sezonit, për shkak të paraqitjeve të tyre dobta në këtë sezon./SS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje