Barcelona në kërkim të Coutinho

6 Prill 2016, 14:59Sport TEMA

Philippe Coutinho përfundon në radarët e Barcelonës. Mesfushori brazilian mund të konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm që kanë aktualisht në dispozicion “The Reds”. Por, pavarësisht paraqitjeve të mira të Coutinhos ato nuk kanë qenë të mjaftueshme që skuadra e Klopp të pozicionohet në vendet e para të klasfikimit të Premier League.

Braziliani Coutinho u transferua tek Liverpool në vitin 2013 për shumën e 11 milionë Eurove. Këtë sezon 23-vjecari numëron 33 paraqitje dhe 10 gola të realizuar dhe forma e mirë që po kalon lojtari ka zgjuar vëmëndjen e drejtuesve të klubit të Barcelonës.

Blerja e kartonit të mesfushorit duket se do të jetë një mision i vështirë, pasi futbollisti ka një kontratë me Liverpool që skadon në Qershor të 2020. Nga ana tjetër dhe drejtuesit e “The Reds” duket se janë të vendosur për të berë gjithcka është e mundur për të mos lejuar largimin e tij.

Tratativat për transferimin e futbollistit ende nuk kanë nisur. Ndërkohë që brënda kampit të Barcelonës, poriteri Ter Shtegen, deklaron se nuk ka firmosur për Man.City, por gjithsesi lë gjithcka të hapur, duke shtuar se për momentin është i fokusuar tek skuadra  dhe së në verë do shohë se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij .

1 komente në “Barcelona në kërkim të Coutinho”

  1. Totila says:

    Barca had better change her games’ modul ,than to look for another forward .
    Deshtimi me Realin dhe pothuajse me Atletikon na nxjer konkluzion se Tiki -Taka eshte kthyer me shume se monotone .
    Kuner-napadi eshte vdekjeprures .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje