Barcelona-Atletico, mes revanshit dhe lavdisë!

5 Prill 2016, 15:24Sport TEMA

Në futboll, thuajse gjithmonë e ke mundësinë të marrësh hak, herët apo vonë. Barcelona mund të marrë revanshin për eliminimin e pësuar nga Atletico Madrid, në çerekfinalet e Champions League, në vitin 2014. “Los Colchoneros” e drejtuar nga Simeone barazuan 1-1 në “Camp Nou”, ndërsa më pas fituan 1-0 në “Vicente Calderon”, në dy përballjet e vetme të këtyre skuadrave në Kupat e Europës.

Atletico Madrid eliminoi Barcelonën në çerekfinalen e Champions në vitin 2014 Barcelona do të kërkojë revanshin edhe për humbjen e pësuar në ndeshjen e fundit kundër Real Madrid në kampionat dhe mundësia është e artë. Në dy ndeshjet e luajtura sivjet në La Liga mes këtyre dy ekipeve, Barcelona ka fituar 2-1 ndaj skuadrës së Simeones. Torres, që sonte pritet të jetë titullar, dhe shokët e tij kanë humbur të gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura kundër skuadrës së udhëhiqet nga Leo Messi.

Në vitin 2014, Atletico e eliminoi Barcelonën me rezultatin e përgjithshëm 2-1 Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i Barelonës, Luis Enrique, tregoi optimizëm: “Ne jemi më të mirë, por mund të na eliminojnë nëse kundërshtari bën dy ndeshje të mëdha. Në jetë mund të ndodhë gjithçka dhe nuk do të jetë një përballje e lehtë, sidomos në ndeshjen e kthimit.”

Ndërsa për Messi, ai tha: “Nëse nuk do të na dëgjonte Simeone do t’ju tregoja se ku do të luajë, në qendër, në të djathtë apo në të majtë. Për momentin po e mbaj sekret.” Ndërkohë kundërshtari Diego Simeone i shpjegon në këtë mënyrë ndjesitë e tij gjatë konferencës për shtyp.

“Nuk mendoj se humbja në “El Claciso” do të ndikojë te paraqitja e Barcelonës. Ata luajnë në shtëpinë e tyre dhe pres Barcelonën më të mirë të mundshme. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por unë kam shumë besim te skuadra. Nëse fitojmë, atëherë do të ishte diçka shumë pozitive për ndeshjen e kthimit.” – pohoi trajneri i Atletico Madrid.

Fitorja e fundit e Atletico ndaj Barcelonës ka ndodhur dy vjet më parë, pikërisht në çerekfinalen e Champions League, sepse që nga ajo ditë skuadra “blaugrana” i ka fituar të gjitha ndeshjet kundër skuadrës së Simeone. Përballja e fundit ka qenë në janar dhe Barça fitoi 2-1, teksa Atletico e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë.

Atletico ka fituar 6 dhe ka humbur 7 nga 17 ndeshjet e luajtura me kundërshtarë spanjoll në Kupa e Europës.

Formacionet e mundshme:

Barcellona (4-3-3): Ter Stegen; Sergi Roberto, Mascherano, Piqué, Jordi Alba, Rakitic, Busquets, Iniesta, Messi, Suarez, Neymar. Trajner: Luis Enrique.

Atletico Madrid (4-4-2): Oblak, Juanfran, Godin, Savic, Filipe Luis, Koke, Gabi, Augusto Fernandez, Saul, Torres, Griezman. Trajner: Simeone.

1 komente në “Barcelona-Atletico, mes revanshit dhe lavdisë!”

  1. Totila says:

    “All quiet on the Western front ” -do te thoshte Remarku ,ne romanin e tij aq shume domumentar .
    Vazhdon monotonia e 2-1 ,ku si gjithmone protagonist eshte F.Torresi i cili shenon per Gladiatoret e Atletikos dhe me pas Barca e kthen ne favor ndeshjen .
    Ky rerzultat shenohet ne 5 nga 6 perballjet e fundit midis ketyre 2 ekipeve .
    Perndryshe shikojme qe te na ravijezohet nje Barce e lodhur dhe e pa -motivuar por duke luajtur me te njejten PARTITURE pa ja nderruar faqen .
    Kush ka qene i inkuadruar ne komentet e mia te fundit tash 6 muaj ,une bej me dije se nuk me pelqen kjo monotoni e Barces ,duke e qarkuluar tpoin dhe e mban afer 70 % por golast nuk duken .
    I pari qe e theu ” Hegjemonine ” e Barces ishte Berberi Zidane ,i cili per hir te se vertetes ja doli qe t’ia shpetoje nderin Realit pas atij rezultati 4-0 ne 21 nentor ne te mire te Barces .
    Enrique ,ky pezeveng ,nuk di qe t’ia nderroje marshet makines se Barces dhe luan me te njejtin modul loje duke aplikuar vetem nje Qender levizese kur duhet ti jap rruge “Policentrizmit ” ,posacerisht Kontra-napadit aq rezultativ ( shikoni ju lutem ne You-tube golin e Dyte dhe te Trete te Italise ne 11 korrik 1982 kuhder Gjermanise dhe 2 golat ne fillim korrikun e 2006 po kunder Gjermanise ne Gjermani ).
    Kur them Policentrizem dhe shume qendra levizeze ,kam parasysh qe jo cdo top duhet te kaloje nga kembet e “MIJUSHIT-MESSI , por dhe te Neymarit ,Iniestes ,Rakitikut -Rakitic ,kur NEYMAR ,perpos qe disa here eshte LOZONJAR ,ai sic dhe e kam theksuar eshte Lojtari me VIZIONAR qe Brazili dhe jo vetem Ai ka patur ndonjehere .
    Ne shume gjera NEYMARI me kujton CRUIFFIN , me ato ndalesat dhe sprintet dhe kalimet mbi lojtaret ,ku topi pa dyshim duhet ti pasohet “KANIBALIT ” SUAREZ i cili ka force fizike dhe vetmohim tej parametrave normal .
    Nuk e pelqej me Tiki-taken ,por futbollin me kunder-napad ,sido qe kete menyre loje e aplikon ne kufijte Extreme dhe “Armiku ” im Reali !
    Nuk jap dot parashikim per kete cift ne ndeshjen e Kthimit ku cdo gje eshte e hapur 50-50 ,por good news eshte ajo qe F.Torres nuk do te jete ne ndeshjen e kthimit ,nderkohe qe Barca duhet ti ruhet kafshimit te A.Griezman .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje