Shqipëri-Katar në stadium 4500 vendesh, ja detajet e ndeshjes miqësore

8 Prill 2016, 16:25Sport TEMA

Pas dy miqësoreve të marsit, kombëtarja shqiptare e futbollit do të jetë në “veprim” sërish, në të njëjtat kushte, testruese e përgatitore për fazën finale të “Euro 2016”, përballë Katarit. Konfirmohet ora dhe vendi (stadiumi) ku do të zhvillohet kjo përballje, e dyta mes kombëtareve në fjalë. Më herët, kuqezinjtë kanë fituar në Antalia, me rezultatin 1-0, falë golit të Elis Bakajt, në një tjetër miqësore.

Kësaj here do të luhet më 29 maj, në orën 17.30, në “Hartberg Stadion” të Austrisë. Ja ku ndodhet stadiumi, në të cilin do të luhet miqësorja Shqipëri-Katar Organizatori i kësaj ndeshjeje, IFCS, ka dhënë edhe detaje mbi mënyrën e shitjes së biletave për tifozëritë respektive. Ato do të dalin në treg deri në 22 maj 2016, për Austrinë, si dhe deri më 15 maj 2016, për tifozët jashtë Austrisë, që duan të jenë në stadiumin prej 4500 vendesh të një qyteti të vogël austriak.

Biletat mund të blihen në kasa, te stadium, ose mund të rezervohen e dërgohen me postë. Sa u përket çmimeve të tyre, ka dy llojesh: bileta në vende të ulura, 25 €, dhe në këmbë, pas portave, që kushtojnë 15 €. “Hartberg Stadion” i Austrisë, ku do të luhet miqësorja Shqipëri-Katar Në fakt, stadiumi “Hartberg” është një strukturë sportive e qytetit me të njëjtin emër. Bëhet fjalë për një strukturë multifunksionale sportive, që është e përshtatshme për ndeshjet e futbollit, si dhe aktivitetet e atletikës.

Përveç kësaj, stadiumi përdoret edhe për ngjarje të tjera, të tilla si shfaqje muzikore. Stadiumi është i pajisur me dy tribuna të mbuluara; njëra prej 650 spektatorësh dhe tjetra prej 700 ulësesh. Për më tepër, stadiumi ka një zonë të gjerë VIP, me gastronominë e vet. Ky stadiumi është shtëpia e TSV Hartberg, skuadër e cila luan në ligën e dytë austriake./Telesport

2 komente në “Shqipëri-Katar në stadium 4500 vendesh, ja detajet e ndeshjes miqësore”

  1. arber says:

    ISHTE ME MIRE TA BENIN NDESHJEN NE PLAZH ,NUK KISHTE NEVOJE PER BILETA……GAZI I BOTES

  2. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    A mund te me thote dikush , perse na nevojitet kjo ndeshje ?
    Katari eshte andej nga vendi I 100 I renditjes se FIFA , nuk e di cfare do te perfitojme nga kjo ndeshje ?
    A nuk mund te siguronim ndonje ndeshje me ndonje skuader evropiane ne nivel pak a shume te njejte me pjesemarreset ne evropian ?
    Te gjitha skuadrat evropiane qe po pergatiten kete gje bejne.
    Kurse ne provuam Austrine , u mundem e u skandalizuam me mbrojtjen qe kemi , tashme paskemi vendosur te luajme me Katarin , pas Luksemburgut.
    Po me mire mos harxhoni lek dhe hajdeni luani ketu me Bathoren apo Luzin e Vogel.
    Ne fakt s’ka edhe shume faj Shqiperia , sepse xha Ganiu ka thene se “…skuadrat e medha nuk vijne te luajne me ne se kane frike se mos munden…”
    E provoi Austria , “u mund” , te tjerat e pane dhe u frikesuan nga Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje