Renditja e FIFA-s, Shqipëria humbet 10 pozicione

7 Prill 2016, 13:35Sport TEMA

Humbja e miqësores me Austrinë i ka kushtuar plot 10 vende në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s Kombëtares Shqiptare. Kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi rrëshkasin në vendin e 45 në klasifikimin e muajit të fundit, duke humbur terren.

Në krahasim me muajin paraardhës ku Shqipëria numëronte 754 pikë, tashmë kuqezinjtë ndodhen në kuotën e 632 pikëve, duke lënë pas kombëtare si Peruja, Norvegjia, Australia apo Serbia. Kundërshtarët e grupit në Euro 2016 mbeten të pozicionuar më lart se kombëtarja kuqezi pasi Franca ka fituar tre pozicione duke u ngjitur në vendin e 21, ndërsa Zvicra edhe pse ka humbur dy pozicione, rënditet në vendin e 14 të klasifikimit botëror.

Edhe Rumania ka humbur tre pozicione duke zbritur në vendin e 19, ndërsa Ukraina që do të përballet në miqësoren e 3 Qershorit me ekipin e De Biasit, mban vendin e 22. Përsa i përket kreut të klasifikimit, Argjentina rrëmben pozicionin e parë në dëm të Belgjikës që zbret në të dytin dhe ndiqet nga Kili, Kolumbia, Gjermania, Spanja dhe Brazili.

1 komente në “Renditja e FIFA-s, Shqipëria humbet 10 pozicione”

  1. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Çudi , te zbresesh me 10 pozicione skuadren me te mire ne Evrope per momentin ?
    Dhe per cfare , per ndeshjen me Austrine ?????!!!!
    Po te gjithe “specialistet ” ketu e shpjeguan qarte qe pjesa e pare nuk ishte e mire kurse e dyta ishte e shkelqyer.
    Atehere FIFA duhet ti kishte zbritur 10 vende per pjesen e pare , dhe ti ngjiste 30 vende per pjesen e dyte.
    Gjithashtu te mos harrojme fitoren spektakolare me Luksemburgun , ku minimumi duhet te ngjitemi me 50 vende me siper se ishte fitore ne fushe kundershtare !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje