Karlsson akuzon: Ibrahimovic dopohej te Juventusi

7 Prill 2016, 13:33Sport TEMA

Një akuzë mjaft e rëndë vjen nga Suedia në drejtim të Zlatan Ibrahimovic. Ulf Karlsson, ish trajner i Kombëtares Suedeze të Atletikës së lehtë deklaroi për të përditshmen Aftonbladet, “Sipas meje Zllatan Ibrahimovic dopohej kur luante te Juventusi. Zlatan shtoi 10 kilogramë në 6 muaj te Juventusi, dhe kjo fizikisht nuk është e mundur”

Ulf Karlsson, trajner i Kombëtares nga 2001 deri në 2004 është një emër i rëndësishëm në Suedi, pasi e ka lidhur karrierën e tij me vitet e arta të atletikës suedeze dhe për këtë arsye fjalët e tij kanë shkaktuar sensacion në Suedi dhe më pas në mbarë botën. Por duhet theksuar se Karlsson nuk e ka stërvitur kurrë Ibrën , cka i bën fjalët e tij kundër Zlatan dhe kundër Juventusit shumë të rrezikshme.

Karlssin që gjitghmonë ka qenë i ashpër në luftën kundër dopingut insiston se diopingu përdoret shumë edhe në sportet e skuadrave dhe jo vetëm ato individuale duke cituar pikërisht simbolin e futbollit suedez. “Jam i bindur, – deklaroi ai duke shtuar, – Shikoni Zlatan Ibrahimovic, te Juventusi shtoi 10 kilogramë muskuj në 6 muaj. Sipas meje dopohej. Ky është opinioni im”.  Karlson madje në një tjetër intervistë i konfirmoi akuzart e tij të rënda duke shkuar edhe më tej ndërsa tha :

“Nuk është një akuzë personale në drejtim të Zlatan. Unë po  flas për sportet e skuadrave, klubet kontrollohen më pak në krahasim me sportistët e tjerë si atletët apo skiatorët për shembull. Nuk është e mundur të shtosh 10 kg në kaq pak kohë. Dhe shikoni Albin Ekdal. Ai shtoi 8 kg në 6 muaj në të njëjtin klub. Besoj se dicka e tillë në atë kohë ishte në kulturën e Juventusit, Kishin një mjek që u pezullua për 22 muaj”.

2 komente në “Karlsson akuzon: Ibrahimovic dopohej te Juventusi”

  1. Pilo Lala says:

    Do i japi efektet me vone ilaci, kur te bjeri trupi ne qetesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje