Bayern Munich 50 mln euro për Marchision

8 Prill 2016, 16:23Sport TEMA

Claudio Marchisio në radarët e Bayern Munchen. Ekipi bavarez duket se është i vendosur në transferimin e mesfushorit të Juventusit.

Madje, vetë trajneri i ardhshëm i Bayern-it Carlo Ancelloti që e ka vendosur lojtarin në krye të listës të lojtarëve dhe kërkon ta ketë në dispozicion për sezonin e ardhshëm. Marchisio ka një kontratë me bardhezinjtë që përfundon në Qershor të 2020. Pavarësisht kësaj drejtuesit e klubit gjerman janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë Euro për shërbimet e futbollistit.

Këtë sezon të Seria A, Marchisio nuk ka arritur të realizojë asnjë gol dhe një gjë e tillë nuk ndodhte prej gati 8 vitesh, që nga koha kur mesfushori luante për skuadrën e Empolit. Sidoqoftë kjo statistik nuk ja ul aspak peshën e rëndësisë  që ka lojtari tek “Zonja e Vjetër”.

30-vjecari e sheh të ardhmen e tij tek Juventusi dhe ëndrra e tij është të marr shiritin e kapitenit. Ndërkohë që nga ana tjetër dyshja drejtuese e klubit bardhezi Agnelli-Marotta nuk kanë ndërmënd të heqin dorë nga futbollisti 30-vjecar, pavarësisht se oferta e bavarezëve është tunduese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje