“SportMediaset”: De Biasi drejt stolit të Italisë

12 Prill 2016, 14:42Sport TEMA

“Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi po i ngjit me shpejtësi pozicionet në garën për të drejtuar stolin e Italisë pas largimit të Antonio Contes”. Lajmi sensacional publikohet nga “SportMediaset” që zbulon disa detaje interesante dhe bën një analizë të situatës aktuale në ambjentet e Federatës Italiane të Futbollit që është vënë në punë për të gjetur sa më parë një trajner për Kombëtaren e Kaltër.

Sipas faqes së internetit, De Biasi është takuar me kreun e Federatës Italiane, Carlo Tavecchio në datën 7 Mars në qëndrën stërvitore të Covercianos me rastin e ceremonisë së çmimit “Pankina e Artë”. Pas këtij takimi, Tavecchio ka nisur punën duke e parë De Biasin si një alternativë të mundshme për stolin e Italisë, madje kandidaturën e tij e mbështet fuqishëm edhe presidenti i Lega Pro, Pasquale Gravina.

Është pikërisht ky i fundit që po lobon për rikthimin e De Biasit në Itali, madje ai synon që bashkë me trajnerin kuqezi, në stafin drejtues të të kaltërve të afrohet edhe ndihmësi i tij, Paolo Tramezzani. “Kontakti i fundit mes De Biasit dhe drejtuesve më të lartë të federatës u sinjalizua disa ditë më parë por gjithsesi rruga drejt Kombëtares së Italisë mbetet ende e gjatë sepse Tavecchio do të zhvillojë një takim edhe me Fabio Capellon.

Nëse takimi me ish trajnerin e Rusisë nuk shkon sipas parashikimeve, De Biasi do ta ketë rrugën të hapur edhe pse duhet të marrë parasysh një tjetër kandidaturë, atë të Gianpiero Ventura-s”, shkruan ndër të tjera “SportMediaset” që shton në fund se kontrata e De Biasit me Federatën Shqiptare skadon në vitin 2017 por ai mund të largohet nëse vjen një thirrje e rëndësishme. Nëse marrëveshja finalizohet, atëherë ironia e fatit do ta vendoste përballë De Biasin me Kombëtaren e Shqipërisë për eliminatoret e Botërorit 2018 pasi kuqezinjtë janë shortuar në të njëjtin grup me Italinë./SS

4 komente në ““SportMediaset”: De Biasi drejt stolit të Italisë”

  1. Pelasgian says:

    Do zoti e iken . Na ka c’njerzu kombtaren me ca xhuxha qe as kan talent , as force fizike e as shpejtsi .

    Sillen si panineshites ne fushe .

    Hasi do ishte perfekt per kombtaren .

  2. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Ha Ha Ha
    Merreni merreni se mbare do t’ju shkoje.
    Ne rast se De Biazi do te kishte merita reale per kualifikimin e Shqiperise , atehere sigurisht qe do te ishte nje alternative e mire per Italine.
    Por faktet tregojne te kunderten.
    – A mund te na thote dikush qofte edhe 1 ndeshje te vetme qe eshte fituar nga ndonje taktike e vecante e De Biazit ? Perkundrazi , jane 2 ndeshje te humbura prej De biazit e Canes , me Portugaline dhe Serbine ne Elbasan.
    – A mund te na thote dikush se cfare te mire solli tek loja jone pervec strategjise ” Mbrojtje 90% te lojes , dhe ndonje sulm sporadik sa per te ngecur ndonje gol ? Ah , po harrova , ne ca ndeshje si me Armenine (ne teater ) apo me Luksemburgun beri loje sulmuese !!!!!
    – A mund te na thote dikush emrin e ndonje golashenuesi shqiptar ne kohen e De biazit ? Golat jane bere 1 nga 1 nga lojtare te ndryshem.
    – A mund te na vertetoje dikush se nese nuk do ishte De Biazi , ashtu sic erdhen ngjarjet Shqiperia nuk do ishte kualifikuar ? Po cfare merite ka De Biazi ne 3-pikeshin e Cas-it , dhe teatrin e Armenise , 6 pike qe sollen kualifikimin ?
    Perfundimi :
    De Biazi ishte trajneri qe u ndodh ne kohen e duhur ne vendin e duhur.
    Por a ka shanse te ndodhe kjo gje 2 here , dmth edhe Italine ta coje rastesisht aty ku do Italia ? Por Italia ka kerkesa me te medha , dhe rastesisht kampion Europe apo Bote nuk del dot.

    1. lelegu says:

      Debil 24 karat je.

  3. bonbon says:

    DeBiazi ka nivelin e trainiereve te kategorise se pare ne Shqiperi. Ai nuk meriton te jete as trainier i Shqiperise e jo me i Italise. Ka 5 vjet qe drejton kombetaren e nuk e ka idene se ne cfare pozicioni luajne lojtaret qe ka po 5 vjet qe i grumbullon. Mezi e mundem Luxemburgun gjysem amator e qe luante me 10 lojtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje