Brazili-Barcelona, “luftë” për Neymar

9 Prill 2016, 12:23Sport TEMA

Federata Braziliane e Futbollit duket se është e vendosur të bëjë c’është e mundur, që ylli i tyre, Neymar të jetë pjesë e Lojërave Olimpike “Rio 2016” si dhe e “Copa America” që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht pengesave që mund të hasë nga drejtuesit e Barcelonës, të cilët dëshirojnë që sulmuesi i tyre të jetë pjesë e njërit prej evenimenteve.

Federata Braziliane konfirmoi se në drejtim të saj ka ardhur një letër nga presidenti i blaugranave Josep Maria Bartomeu, ku bën të qartë mendimin e tij dhe të bashkëpunëtorve të tij.

Sipas presidentit braziliani Neymar do të mund të jetë pjesë vetëm  e njërit prej evenimenteve. Pavarësisht këtij ultimatumi duket se beteja do të vazhdojë, pasi Federata Braziliane në bashkëpunim me Komitetin Kombëtarë të Ekipeve do të bëjnë të pamundurën që sulmuesi të jetë pjesë e “Rio 2016” dhe “Copa America”.

1 komente në “Brazili-Barcelona, “luftë” për Neymar”

  1. Totila says:

    Ne kete kuader desha qe te beja me dije se heret e kam lajmeruar deshtimin e Barces qe ne Janar e cila ka filluar fundosjen pa kthim .
    Menyra e lojes me Titi-taken e merziteshme dhe monotone ,futja e topave pas shpines se mbrojtesve ,dhe cic-mici ,jane arsyet qe Barca po deshton .
    Perndryshe sic dhe e kam cekur Luis Enrique nuk zoteron kapacitetet e duhura per te qene drejtues sepse nuk ka fuqi mbi ata lojtare te barces qe quhen “Senatore ” .
    Preludi ishte ndeshja me Realin ne 2 Prill kurse Epilogu do te jete me Atletikon ne 13 Prill .
    Neymari ? Eshte ende i ri qe ti ngarkosh barren e rende qe ti prije Brazilit ,kur Brazili ne kete dekade te fundit po sillet verdalle si somnanbul ,per arsyen e vetme se ne “Mitren ” e saj ( te skuadres braziliane ” ) nuk po fekondohen me ata xhevahire qe Selecao dikur i prodhonte me shumice .
    Pastaj si lojrat e Rios ashtu dhe pervjetori i 100 i Copa America do te jene nje perpjekje e organizatoreve me shume komerciale qe ti kundervihen Kampionatit Europian qe do te zhvillohet ne Vendin e gjelave ,ku PULAT e kane domonancen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje