Lippi: De Biasi te Italia, zgjidhje e logjikshme

12 Prill 2016, 16:17Sport TEMA

Kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në histori në finalet e një eventi madhor të futbollit, sic është Kampionati Europian, fitoi cmimin “Pankina e Artë” në Itali dhe beson se kuqezinjtë mund të bëjnë surprizën në fazën e grupeve në Francë 2016.

Kuotat e Gianni De Biasit në tregun e trajnerëve janë rritur ndjeshëm, aq sa emri i tij lakohet si i përshtatshëm për të marrë madje edhe drejtimin e përfaqësueses së Italisë.

Kur e thotë këtë edhe një emër i madh si Marcelo Lippi, duhet marrë në konsideratë.

Gjatë një eventi në Conegliano, 68-vjecari iu përgjigj pa hezitim pyetjes në De Biasi është i përshtatshëm për të drejtuar të kaltrit.

“Pse jo, do të ishte një zgjidhje logjike”, u shpreh Lippi.

Që pas zyrtarizimit të marrëveshjes mes Chelseat dhe Antonio Contes, në Itali janë në kërkim të nej emri të përshtatshëm për të marrë këtë detyre të rëndësishme.

De Biasi, sipas Lippit i plotëson të gjitha kushtet, por gjithcka mbetet në dorë të Federatës italiane të Futbollit dhe vetë teknikut italian, i cili për momentin është nën kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit, që i ka rritur ndjeshëm pagën pas kualifikimit të kuqezinjve në finalet e Europianit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje