Topi i Arte, Ronaldo “kërcënon” Messin

13 Prill 2016, 16:14Sport TEMA

Lionel Messi është i paralajmëruar. Forma e dobët e argjentinasit që nuk arrin të shënojë në kampionat që prej 4 ndeshjesh, përkon me shpërthimin e Cristiano Ronaldos që me tregolëshin ndaj Wolfsburgut u rikthye sërish në qendër të vëmendjes. Statistika të pabesueshme po regjistron portugezi gjatë muajve të fundit, duke hedhur sërish kandidaturën për një tjetër Top të Artë.

Me tre rrjetat ndaj gjermanëve ai e çon në 16 numrin e golave sezonalë në Europë dhe 94 në total në këtë kompeticion. Messi në krahun tjetër mbetet në kuotën 83. Asnjëherë më parë ai nuk ka dështuar në çerekfinale pasi ishte hera e 9 nga 9 në total që siguron një biletë mes 4 më të mirave, ndërsa në 36 sfidat e luajtura me eliminim direkt në Champions League, portugezi ka shënuar plot 34 herë.

Rilindja e Ronaldos vjen në momentin më delikat për të pasi vetëm pak javë më parë përflitej një lamtumirë e mundshme nga Madridi por ai rikonfirmohet sërish jetik për Realin e Madridit dhe shifrat i japin të drejtë.

Një tjetër gol me peshë ishte edhe ai i shënuar në El Clasico ku “luzitani” i dha një shuplakë të rëndë Barcelonës që nuk arrin të shikojë dritë në fund të tunelit në kampionat. Ajo disfatë peshoi në moralin e katalanasve që humbën madje edhe në San Sebastian, duke ndier frymëmarrjen e rivalëve madrilenë në klasifikim edhe pse përpara El Clasicos, çështja titull konsiderohej e mbyllur.

Një lojtar që edhe pse tashmë e ka kaluar kufirin e 30 viteve e gjen me një lehtësi të pabesueshme rrugën e rrjetës. 42 ndeshje të luajtura në La Liga dhe Champions me 46 realizime. Zidane nuk është aspak diplomatik, ai e pranon se Ronaldo arrin të bëjë diferencën në fushën e lojës. Lionel Messi është i paralajmëruar sepse Cristiano Ronaldo nuk njeh limite, Topi i 4 i Artë nuk është thjesht një iluzion, “luzitani” është rikthyer më në formë se kurrë.

2 komente në “Topi i Arte, Ronaldo “kërcënon” Messin”

  1. Totila says:

    Pertej asaj qe Ajo Nalda beri dje kunder Ujqeve pa dhembe te Burgut ,gje per te cilen nga ana profesionale e vlersoj .
    Por tani po heq nje paralele te frikshme midis Asaj dhe Maradones .
    Kush ka qene i inkuadruar ne ate bote ne 1994 kur Maradona pas gjithe atyre skandaleve per Droge permanente qysh prej se shkoi ne Napoli ,Ai Maradona na shfaqet ne nje rast ,me duket kunder Greqise kur feston golin me Histeri te frikeshme ,duke bere nje proteste .
    Shikoni kete vajzen se si feston ne te tre golat ,Histerik deri ne ekstrem dhe me nje Inat dhe Egersi ne limitet e cmendurise .
    Nuk e kuptoj se kunder kujt e ka kete Proteste dhe pse .
    Por per te qene i sinqerte ,reali dajm ka pat nje Arme me shume kunder Barcelones ,per te gjithra koherat .
    Pertej asaj se Reali 5 Kupa Kampionesh 1956,1957,1958,1959 dhe 1960 i merte duke ju falur kembeve te Mercenarve ku me shumti Spikaste Italo-Argjentinasi Alfredo Di Stefano ,por dhe nje Xhevahir sikur Ferenc Pushkash apo Hideguti e te tjere ,Reali shpirtin e gares e ka mbajtur gjithmone te ndezur ,pra ket Arme plus gje te cilen Barca nuk e disponon dhe e Dyta ,Reali kurre nuk demoralizohet sikur Barca .
    Heret e kam cekur ne shkrimet e mia perpara 6-7 muajve qysh se Barca turperohej nga Bilbao ne Superkupen e Mbretit 4-0 ,ne Gusht 2015 ,se Enrique nuk ka Autoritet mbi Lojtaret .
    Koha qe rrodhi me dha mua te drejte ne deduksionin tim ,sepse Enrique ,nuk di se si tu pershatet ekipeve kundershtare ,nuk di se si t’ua bllokoje lojen ekipeve kundershtare ,por me kryesorja e Tij eshte se Ate nuk e pjerdhen lojtaret e tij e sidomos MESSI ,e NEYMAR ,kur ky i fundit ne jo me pak se njehere ja ka plasur ne fytyre kur e ka nderruar .
    I vetmi qe i bindet eshte Kanibali Suarez ,ky jo nga respakti por nga skandali qe i rri mbi koke qekurse “hengri me dhembe ” nje tjeter kasap dhe grabitqar .
    Shikoni Enriquen i cili per se paku prej Janarit 2016 dhe gjer me sot ,pavarsisht se si lot Barca ai nderron vetem Rakiticin ,Iniesten dhe ….Turanin .
    Tiki-Taka e Barces u be monotone dhe e kuptueshme per shumicen e kundershtareve ,te cilet ja kane gjetur receten dhe nuk po e kane me frike .
    Edhe sot kunder Atletikos pres nga Barca nje loje monotone ku cdo top detyrimisht kalon nga kembet e MESSIT edhe kur nuk eshte e nevojeshme .
    Edhe pse dashamires I Barces ,nuk mendoj ne 85 % se Ajo Barca e kalon kete turn .
    Te ishja une Trajner ne vend te enriques do t’ua lija inisiativen ne dore Atletikos dhe do te perdorja Kunder-Napadin e famshem .
    Keshtu mendoj une .
    Perpos kesaj Reali e meritoi kualifikimin me rezultat te paster .

  2. Totila says:

    Ja dhe parashikimi im per Barcelonen ,qe e kishja parashikuar te Skualifikuar ne Ch-League .
    Bile une shkoj dhe me larg kur them se Barca ne fund te javes se 38 do te renditet ne La-Liga ne Poziten e Trete me minimumi 3 pike me pak se vendi i dyte .
    Urgjentisht duhet te shkarkohet Enrique si shkaktari i te gjithe te keqijave dhe te blihet nje mez-fushor i fuqishem ,tu lihet hapesire Sergios ,Ramirezit dhe Mynirit dhe te shitet urgjentisht Neymari .
    Joakim Lowi duhet te jete urgjentisht trajneri i Barces ,duhet zene qe tani radha sepse nuk ka trajnere cilsore ne qarkullim .
    C’era una volta Barca …………
    Nuk kishja ku te shkruaja ,nuk kishja hapesire tjeter ,prandaj e bera ketu komentin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje