Liverpool të dëshpëruar për të ‘ngecuar’ Balotelli ku të jetë…

13 Prill 2016, 16:18Sport TEMA

Mario Balotelli iu bashkua Reds në verën e 2014 në një marrëveshje e cila nga shumë u pa si risk i madh, edhe pse çmimi 15m £ ia vlente të rrezikoje. Në fund, ishte e qartë që Liverpool bëri gabim që teksa 25 vjeçari shënoi 4 gola gjithë sezonin dhe vetëm një prej tyre në Premier League. Verën e shkuar, Rodgers e dërgoi italianin tek Milan në formë huaje pasi refuzoi ta marrë në fazën parapërgatitore të kampionatit, dhe tani Reds janë në dëshpërim për ta shitur.

Balotelli ka vuajtur në Itali me dëmtime dhe humbje forme, duke luajtur vetëm 16 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar vetëm një herë, një kopje e sezonit të tij tek Liverpool. Milan po paguan 70,000 £ nga 90,000 £ të rrogës javore të Balotellit, dhe diferenca plotësoht nga Liverpool. Balotelliit i ka mbetur edhe një vit kontratë në Anfield pasi të mbarojë aventurën kuqezi këtë verë dhe Reds duan të bëjnë biznes me këdo që mund t’ia ‘ngecin’ për shkak të rrogës së tij të lartë. Mendohet një lëvizje potencial në Kinë, por Reds gjithashtu mund të negociojnë një lirim nga kontrata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje