Tifoz me Leicester, arbitrii i ndalohet të gjykojë Tottenhamin

14 Prill 2016, 16:30Sport TEMA

Futbolli anglez rezervon gjithmonë histori që sfidojnë edhe realitetin. Pas përrallës së Leicester, që po marshon drejt titullit në Premier League, nga ishulli vjen një tjetër episod i pabesueshëm.

Protagonist është gjyqtari Kevin Friend. 45-vjeçari nga Bristol cilësohet si një prej arbitrave elitarë në Angli, por për shkak të origjinës, ai nuk e ka fshehur asnjëherë se është tifoz i Leicester, e madje në të kaluarën ka qenë i pranishëm në King Power Stadium.

Pohimi në vitin 2013, nxiti zemërim mes tifozëve të Tottenham-it, kur ata mësuan se Kevin Friend ishte përcaktuar për të drejtuar ndeshjen e së hënës, ku Spurs do të luajnë ndaj Stoke City. Një ndeshje që cilësohet vendimtare në garën për titullin kampion në Angli.

Edhe pse zakonisht organizmi që përcakton gjyqtarët në Angli nuk ndikohet nga faktorë të tillë, Daily Mail shkruante se në këtë rast, u vendos që gjyqtari Friend të zëvendësohej, për të mos e ngarkuar me presion të panevojshëm, në ndeshjen delikate të Tottenham.

Kjo bëri që arbitrit ti caktohej një tjetër ndeshje e Premier League. Bëhet fjalë për sfidën e së martës, ndërmjet Newcastle dhe Manchester City. Ndërkohë, dueli në “Britannia Stadium” do të drejtohet nga Neil Swarbrick.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje