Hidhet shorti, Shakhtar-Sevilla, Villarreal-Liverpool

15 Prill 2016, 18:48Sport TEMA

Do të jenë Shakhtar Donetsk- Sevilla, dhe Villareal-Liverpool gjysmëfinalet e Europa League në edicionin 2015-2016 që po dhuron emocione të cmendura. Kështu vendosi shorti i Nion që përcaktoi tabelën që do të na cojë në finalen e 18 majit në Bazel të Zvicrës.

U evitua në këtë mënyrë një derbi spanjoll në gjysmëfinale, ashtu si dhe një supersfidë hipotetike të Liverpulit të Jurgen Klopp dhe kampionëve në fuqi të Sevillas. Nëse do të takohen, kjo do të ndodhë në finalen e madhe të St Jakob Park.

Për sa i përket duelit mes Shakhtarit dhe Sevillas është një rrugë në malore për ukrainasit e Mircea Lucescut,  dhe kjo jo vetëm pasi përballë gjejnë fituesit e dy edicioneve të fundit të turneut. Shakhtar në fakt i ka humbur 3 ndeshjet e fundit kundër skuadrave spanjolle dhe pikërisht kundër Seviljas, në 1/8 e Kupës Uefa 2006 -2007 erdhi një eleminim i hidhur për ta që ju hapi dyert e kualifikimit spanjollëve që fituan më pas trofeun. Të dyja skuadrat mbërritën në Europa League nga faza e grupeve të Champions dhe pritet një gjysmëfinale e ekuilibruar.

Pas përmbysjes së denjë për filma kundër Borussias së Dortmundit,. Liverpuli vjen në gjysmëfinale kundër spanjollëve të Villareal në krahët e entuziazmit. Të kuqtë nuk dorëzohen kurrë sidomos në këtë Europa League ku janë e vetmja skuadër ende e pamposhtur me 5 fitore dhe 7 barazime. Por nëndetësja e verdhë nuk duhet nënvlerësuar, vjen nga një seri pozitive orej 11 ndeshjes, 8 fitore dhe 3 barazime dhe nuk humbasin që nga ndeshja e debutimit në fazën e grupeve kundër Rapidit të Vienës.

Ndeshjet e para të gjysmëfinaleve do të luhen në 18 prill dhe ato të kthimit në 5 maj dhe padyshim emocionet live të një Europa League të jashtëzakonshme, do të mund ti përjetoni në ekranin e Supersport.

1 komente në “Hidhet shorti, Shakhtar-Sevilla, Villarreal-Liverpool”

  1. Totila says:

    2 nga 4 Ndeshjet e KUPES se PANAIREVE te dikurshem ,mbrapa ne 1973 , apo me mbas KUPA UEFA qe tani quhet Europa League,posacerisht ato midis Liverpool vs Dortmund dhe Sevillja vs A.Bilbao na dhane emocione te jashtezakonshme .
    E para midis Anglezeve dhe Gjermaneve per remuntandat e jashtezakoneshme ,ku te them te drejten Futbolli Anglez ,NUK ME PELQEN NNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNN ,pavarsisht se ata shenuar 3 x mbas rezultatit 1-3 ,por me pelqeu shume kunder-ataku i Gjermaneve dhe u befasova kur ata humben ne fund .
    E Dyta do te thosha Derby Spanjoll ishte me shume lufte Taktike Nervash ,ku Turku me Brilantine eshte impulsiv por trajner shume taktik dhe vendim-marres ,bile nje nga me te miret ne mos me i miri ne La-Liga ,duke pat parasysh dhe kontigjentin e lojtareve qe disponon .
    Ne finale sipas meje shikoj Liverpool vs Sevillja .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje