Në Holandë kanë filluar ta etiketojnë si Neymari shqiptar, krahasimi ndoshta është disi i ekzagjeruar por e sigurt është se Milot Rashica është një yll në ngjitje, dhe sirenat e merkatos kanë filluar të bien për të duke paralajmëruar një verë të nxehtë.
Në rubrikën e saj të përjavshme për taloentet e rinj, Faqja zyrtare e Uefa-s i ka dedikuar artikullin e radhës pikërisht djaloshit nga Vushtria, De Biasi thotë për të se është një lojtar i jashtëzakonshëm, edhe pse ende nuk është i sigurt nëse do ta marrë me vete në Francë, ndërsa trajneri i Vitesse Rob Mass e cilëson si një fitimtar që e di se cfarë do duke shkuar drejt e në shënjestër. Vlerësimet vijnë nga të gjitha anët ashtu si dhe kërkesat për Rashicën.
I piketuar nga Napoli që e konsideron si “Mertensin” e ri, në garë për futbollistin shqiptar janë futur edhe Lazio dhe Everton. Kështu raporton Tuttomercatoweb.it. Në një artikull ekskluziv faqja e specializuar italiane në lidhje me lajmet e merkatos raporton se po rritet vëmendja e disa prej klubeve më të mëdha të Europës për të riun e kombëtares shqiptare që aktualisht laun për Vitessen.
Në orët e fundit edhe Lazio e Everton i janë shtuar Napolit në listën e skuadrave që kërkojnë futbollistin të cilin ndihmësi i De Biasit, Paolo Tramezzani nuk ka ngurruar ta etiketojë si të riun më me perspektivë të Kombëtares kuqezi. Për momentin, Napoli mbetet në pole position për shërbimet e Rashicës pasi ka realizuar kontaktet e para me njerëzit pranë futbollistit për të marë informacionet e nevojshme mbi vlerën dhe kërkesat e tij. Për Rashicësn ky mund të jetë sezoni i parë dhe i fundit në Eredivisie me disa klube që i kanë vënë syrin dhe padyshim një grumbullim hipotetik në Europian me Kombëtaren, dicka për të cilën vetë Rashica thotë se është ëndrra më e madhe e tij për momentin do të shumëfishonte interesin për yllin e ri të kuqezinjve.
Super Lojtar . Do zoti e shkon tek Napoli . Ne 4-3-3 eshte I TMERRSHEM .