Kërcënohen me jetë futbollistët e Librazhdit, për fitoren e Pogradecit

16 Prill 2016, 17:52Sport TEMA

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në afërsi të Krujës, ku futbollistët e skuadrës së Librazhdit janë kërcënuar me jetë nga persona ende të paidentifikuar.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se disa persona që udhëtonin me një mjet tip ‘Furoristradë’, kanë ndaluar autobusin me të cilin udhëtonte për në Krujë skuadra, ku pritej të zhvillohet takimi Librazhd-Pogradec.

Sakaq, bëhet e ditur se këta persona kanë kërcënuar dhe shatanzhuar lojtarët që t’ja linin fitoren skuadrës së Pogradecit. Fill pas kësaj ngjarje, përfaqësues të ekipit të Librazhdit kanë vënë në dijeni policinë, e cila mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet. Sakaq, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje