Me hedhjen e shortit të fazës finale të “Euro 2016”, proces që u mbajt në Paris, në dhjetor të vitit të shkuar, secili prej ekipeve të kualifikuar në turneun e kësaj vere, tani e di fatin e vet. Për herë të parë, në finalet e Kampionatit Europian do të garojnë 24 ekipe, duke qenë një format i zgjeruar nga 16 ekipe, që diskutonin këtë fazë nga “Euro 1996”. Sipas formatit të ri, që shkon nga 10 qershori deri më 10 korrik, finalistët do të garojnë fillimisht në një fazë grupi. Janë gjashtë grupe me nga katër ekipe.
Gjatë fazës eliminatore, dy skuadrat e vendit të parë të nëntë grupeve dhe ekipi më i mirë i vendit të tretë, së bashku me Francën, organizatoren e turneut, shto këtu edhe fituesit e “play-off”-it të mbajtur në nëntor 2015, fituan të drejtën për të luajtur në këtë kompeticion. Ndeshjet do të luhet në dhjetë stadime, në dhjetë qytete franceze; Bordo, Lens, Lille, Lyon, Marseille, Nisë, Paris, Saint-Étienne dhe Tuluzë. Finalja e “Euro 2016” do të vihet “në skenë” në “Stade de France”.
“Daily Post” ka bërë një përmbledhje të skuadrave finaliste, duke i marrë sipas grupeve. E ka filluar me grupin A, ku bëjnë pjesë mikpritësit e Francës, Rumania, Zvicra dhe debutuesja, Shqipëria.
Franca (mikpritësit)
Trajner: Didier Deschamps, kapiten i Francës në triumfin e Kampionatit Europian dhe Botëror, edhe pse u kritikua nga Eric Cantona. Ylli i ekipit: Paul Pogba, i formuar në akademinë e Manchester United, ai gjeti veten e tij te Juventusi dhe tani vlen 80 milionë paundë. Shanset: Duke marrë parasysh se janë vendas dhe me lojtarë si Pogba apo Hugo Lloris, Franca shihet njëra nga favoritet. Kampionati më i mirë: fitues në 1984 dhe 2000. Kualifikimi: Pa ndeshje, pasi janë vendas. Duhet të dini: Edhe pse nuk kishte nevojë për kualifikuese, Franca luajti në Grupin I, me pesë kombëtaret, si ndeshje miqësore, por rezultatet nuk u morën për bazë.
Rumania
Trajner: Anghel Iordanescu, njëri nga futbollistët më të mëdhenj rumun, 65-vjeçari u rikthye nga pensionimi për të udhëhequr për herë të tretë kombëtaren e vendit të tij. Ylli i ekipit: Razvan Rat, anësori i majtë, edhe pse nuk ka shumë hapësira në West Ham, është shumë i rrezikshëm në ekipin kombëtar. Shanset: Edhe pse ka një ekip solid, Rumania nuk është favorite dhe prej saj nuk pritet shumë. Ndoshta nuk mund të kalojë as grupin. Kampionati më i mirë: Çerekfinalist më 2000. Kualifikimi: 5 fitore, 5 barazime, asnjë humbje, përfundoi në vendin e dytë, pas Irlandës Veriore, por shënoi vetëm 11 gola e pësoi dy. Duhet të dini: Rumania kishte mbrojtjen më të mirë në kualifikime, duke pranuar vetëm dy gola.
Shqipëria
Trajner: Gianni De Biasi, ish-trajner i Torinos, drejton Shqipërinë nga viti 2011 dhe ka promovuar disa lojtarë të rinj në ekip. Ylli i ekipit: Lorik Cana, pasi luajti në PSG, Sunderland dhe Lazio, kapiteni i Shqipërisë tani është te FC Nantes. Shanset: Pasi u kualifikua në një grup të vështirë, me Portugalinë, Danimarkën dhe Serbinë, Shqipëria dëshmoi se mund të luajë mirë, por ajo ende renditen si jofavorite. Kampionati më i mirë: Hera e parë që kualifkohen në Europian. Kualifikimi: 4 fitore, 2 barazime, 2 humbje. E filloi me fitore në Portugali dhe arriti të renditet në vendin e dytë, në Grupin I. Duhet të dini: Shqipëria përfundoi e dyta në Grupin I, dy pikë më shumë se Danimarka, por mund të ishte ndryshe, nëse nuk do të vendosej 3-0 kundër Serbisë rezultati i ndeshjes së ndërprerë në Beograd.
Zvicra
Trajner: Vladimir Petkovic, boshnjaku që mori drejtimin ndaj Ottmar Hitzfeld, pas Kupës së Botës 2014, derisa më parë drejtoi Lazion drejt Kupës së Italisë. Ylli i ekipit: Xherdan Shaqiri, “Messi i Alpeve” tashmë po luan në Stoke, derisa më herët luajti në Bayern Munich dhe Inter. Shanset: Një ekip me potencial, por arritja në 1/8 finale ndoshta duhet të jetë synimi i tij. Kampionati më i mirë: Faza e grupeve më 1996, 2004, 2008. Kualifikimi: 7 fitore, asnjë barazim dhe 3 humbje, Zvicra përfundoi në vendin e dytë, pas Anglisë. Duhet të dini: Petkoviç, i cili mori ekipin nga fillimi i fushatës kualifikuese, ia doli ta kualifikojë Zvicrën përkundër humbjeve në dy ndeshjet e para. Flet italisht, frëngjisht, anglisht, spanjisht, gjermanisht dhe rusisht./Telesport
undefined