HISTORIA/ Trajtimi shokues i fubollistit shqiptar në Poloni, e vunë të shpërndante gazetat në qytet pse nuk pranoi uljen e rrogës

19 Prill 2016, 08:32Sport TEMA

Një futbollist profesionist nga Shqipëria mendoi se kishte gjetur punën e ëndërruar kur nënshkroi kontratën me ekipin e Ligës së Parë të futbollit të Polonisë, Slask Wroclaw. Por nuk zgjati shumë dhe shansi u kthye në tmerr. Kjo sepse pasi u shërua nga një demtim, atij i kërkuan të nënshkruajë një shtesë në kontratë, e cila do t’ia pakësonte rrogën që merrte në gjysmën e saj.

Në 28 gusht 2014, Sebino Plaku thotë se presidenti i Klubit, Pawel Zelem i tha përmes një përkthyesi se po të mos nënshkruante “ne do ta shkatërrojmë karrierën tënde”.

Raportohet për abuzim psikologjik

Plaku, tani në moshën 30 vjeçare, i tha DW se ai refuzoi të nënshkruajë, dhe pas kësaj, thotë se iu desh të durojë pesë muaj poshtërimi dhe abuzimi psikologjik. Atë nuk e lejuan më të stërvitet me ekipin e tij, dhe në fakt, e detyruan të stërvitet kryesisht vetëm. Herë pas here, atë e vinin në bankën rezervë të ekipit. Ai thotë edhe se atë e veçonin nga shumica e aktiviteteve të ekipit, hante vetëm dhe u vendosën kamera për të parë nëse ai stërvitej sa duhet. Atij madje iu desh të shpërndajë gazetat e klubit.

Ky lloj trajtimi zgjati për pesë muaj. Slask Wroclaw i mbrojti veprimet e tij duke thënë se Plaku nuk ishte në formë.

Plaku e mohon këtë, dhe e quan këtë “qesharake”.

Në fakt, ai kishte në Poloni një karrierë premtuese dhe pati luajtur më parë për ekipin kombëtar të të rinjve në Shqipëri. Pak muaj para se të plagosej, ai pati shënuar për Slask Wroclaw-in në Ligën e Evropës, ku ky ekip fitoi ndaj atij të Belgjikës, Club Brugge.

Një gjyq i federatës polake të futbollit në fund e zgjidhi kontratën e Plakut, por nuk ia hodhi fajin askujt, gjë që do të thotë se Klubit nuk iu desh të paguajë rreth 200,000 euro pagesa të pakryera.

Rasti para gjykatave

Plaku apeloi ndaj këtij vendimi, duke u ankuar përmes avokatit të tij polak Marcin Kwiecien në Gjykatën e Arbitrazhit të Sportit (CAS) në Lozanë, Zvicër. Në përgjigje të pyetjeve nga DW, zëdhënësi për mediat i Slask Wroclawit, Krzysztof Świercz shkroi: “WKS Śląsk Wrocław SA iu informon me mirësjellje se kontrata e lojtarit S. Plaku me klubin tonë u zgjidh me efekt të menjëhershëm në shkurt 2015. Dhoma Nacionale e Trajtimit të Kontesteve, e cila është një organ juridik i PZPN e bëri këtë pa caktuar fajtorë dhe pa kompensim për lojtarin. Për këtë nuk do të ketë më komente.”

Video me celular

Megjithatë, Plaku xhiroi video të vetes në celularin e tij këta pesë muaj, për të regjistruar se çfarë po kalonte në klubin polak. Ai ia dërgoi gjykatës xhirimin me celular. DW ka gjithashtu një kopje.

Në video ai stërvitet vetëm, detyrohet të ndërrohet në një dhomë shumë rrëmujë djemsh dhe ha vetëm në fazat e dyta dhe të treta të stërvitjes.

Plaku tani luan për ekipin e Skënderbeut të Korçës, në klubin prej të cilit ai u largua për t’u bashkuar me Slask Wroclaw në vitin 2013.

Sindikata botërore e lojtarëve kryesorë për futbollistët, FIFPro gjithashtu e mbështet rastin e Plakut.

Plaku i ka thënë organizatës, që edhe kur i jepnin pak ditë pushim për Krishtlindjet, atij iu desh të mbante në trup një regjistrues PGS, për të treguar se ai po stërvitej çdo ditë dhe mori urdhër që të mos shtonte asnjë kilogram.

“Ata nuk donin të më linin që të pushoja”, i tha ai FIFPro.

FIFPro i ka vënë tani kategorisë së lojtarëve, të ndaluar që të luajnë në një ekip nofkën “Klubi i arrës së kokosit”.

Ky term u krijua pasi lojtari polak Daniel Kokosinski përjetoi të njëjtin trajtim në vitin 2009 – fjala polake “kokos” përkthehet me “arrë kokosi”.

Në të vërtetë, që të ndalojnë të luash në një ekip të kategorisë së parë sepse nuk je dakord me kushtet e reja të një kontrate është diçka që ndodh kudo në Evropë. Incidente të ngjashme raportohet edhe në Premier League dhe në Bundesliga. Vendimi i CAS tani pritet të shpallet çdo ditë dhe ai mund të ketë një ndikim të madh në raportet klub-lojtar.

3 komente në “HISTORIA/ Trajtimi shokues i fubollistit shqiptar në Poloni, e vunë të shpërndante gazetat në qytet pse nuk pranoi uljen e rrogës”

  1. tonq says:

    Lojtar shume i madh Plaku prandaj e kishin inat polaket qe e blene.
    Sa kaqola jeni, po Plaku kishte shkuar per lesh e nuk vlente dy lek,prandaj i dhane duart polaket.

  2. Eni says:

    sa keq! Sa plehra jane te huajt ndonjehere per shqiptaret

  3. Albani says:

    KETU KEMI TE BEJME ME NJE RAST DISKRIMINUES APO E THENE NE MENYRE TE ZBUKURUAR KEMI TE BEJME ME BULLING,FIZIK DHE PSIKOLOGJIK NDAJ NJE PERSONI NGA PERSONA,GRUPE APO KLUBE FUTBOLLI,PRANDAJ LERINI IRONITE JU MENDJE LEHTIT.
    PLAKU DHE MUND TE JETE I MBARUAR SI LOJTAR,UNE KETE NUK E DI,POR KETU KEMI TE BEJME ME NDRYSHIME KUSHTESH DHE KONTRATASH NE DEM TE LOJTARIT.
    KLUBI POLAK SYTE NE BALLE I KISHTE DHE NESE KISHTE TE DREJTE TE NDRYSHONTE KONTRATEN NUK KISHTE PERSE TE KERKONTE DHE FIRMEN E PLAKUT.POLAKET JANE SJELLE SI NE XHUNGEL,DUKE U NDIER TE FUQISHEM JANE MUNDUAR TA ZHDUKIN KARRIEREN DHE KAFSHATEN E BUKES PER PLAKUN.
    MARREVESHJA ESHTE MARREVESHJE,KONTRATA, KONTRATE,POR IRONIZUESIT NUK E LLOGJIKOJNE SEPSE JANE MESUAR DHE RRITUR NE XHUNGLEN ME EMRIN SHQIPERI.
    SHPRESOJ QE DREJTESIA TE TRIUMFOJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje