Shpend Ahmeti dhe babai i Valon Behramit sulmohen në Maqedoni nga huliganët

17 Prill 2016, 20:30Sport TEMA
Shpend Ahmeti dhe babai i Valon Behramit sulmohen në Maqedoni nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Ragip Behrami, babai i yllit të famshëm kosovar, Valon Behramit, dhe disa miq të tyre janë sulmuar në Maqedoni nga huliganët maqedonas, raporton “Zëri.info”.

Në fakt, Ahmeti dhe Behrami u kanë shpëtuar tentim-sulmeve, por tre miq të tyre kanë pësuar lëndime, pas sulmit fizik që tifozët e Varadarit e kanë kryer ndaj tyre në ndeshjen me Shkëndijen, e zhvilluar të dielën në kuadër të kampionatit maqedonas.

Në stadium ishte një grup prej 15 shqiptarësh, nga Kosova e Maqedonia, që kishin shkuar për ta shikuar Shkëndijën. Në mesin e tyre ishin edhe Ahmeti e Behrami, e po ashtu drejtues të klubit kuq e zi. Dhe, në momentin kur Shkëndija kishte shënuar gol, ata kishin festuar, me ç’rast huliganët janë vërsulur në drejtim të tyre.

“Vetëm Zoti na ka shpëtuar. Kah minuta e 38-të e ndeshjes, kur Shkëndija shënoi gol, ne duartrokitëm dhe iu gëzuam golit. S’kemi ditur asgjë veç kur na janë vërsulur tifozët, huliganët, duke na gjuajtur me gjësende të forta, por na u vërsulën edhe për të na sulmuar fizikisht”, rrëfeu tmerrin babai i Valon Behramit, Ragipi, në një bisedë me gazetën “Zëri”.

Ai thotë se bashkë me shokë i shpëtuan më të keqes falë intervenimit të Policisë. “Tre miq tanë, që ishin me ne, janë sulmuar dhe kanë pësuar lëndime. Kurse, ne të tjerët i shpëtuam më të keqes pasi intervenoi Policia”, tregoi ai.

Kur Policia u ofrua te grupi i shqiptarëve, ata i ka larguar nga stadiumi. “Erdhi Policia dhe na nxori prej stadiumit. Pastaj shkuam në një restorant dhe aty e shikuam vazhdimin e lojës përmes telefonave”, u shpreh Behrami.

“Zëri” merr vesh se të lënduar kanë mbetur dy shqiptarë nga Kosova: Menaxheri Naim Bahtiri nga Mitrovica dhe një futbollist nga Kosova, e po ashtu Ibrahim Ramadani, zyrtar i lartë i Shkëndijës.

Ragip Behrami ka shikuar shumë ndeshje ndërkombëtare, anë e mbanë botës. Por, në Maqedoni nuk pa futboll, por tmerr. “Jam tepër i zhgënjyer me atë që pash dhe përjetova në futbollin maqedonas. Tepër jam i zhgënjyer.  Të sulmohemi vetëm pse e duartrokitëm golin e ekipit për të cilin ishim është një marri, që nuk ka të bëjë asgjë me futbollin dhe sportin. Është e turpshme për futbollin maqedonas. Fyerjet ndaj shqiptarëve ishin të rënda”, tha ai.

“Ne ishim duke kaluar shumë mirë. Shkëndija luante shumë bukur dhe normalisht që ne jemi për klubin shqiptar dhe i gëzohemi suksesit të tij. Normalisht që e duartrokasim golin e Shkëndijës dhe çka tash, të sulmohemi, të lëndohemi? Kjo është e pakuptimtë. Jam shumë i zhgënjyer. Po më vjen shumë keq për eksesin, sidomos për ata që u lënduan fizikisht”, u shpreh Behrami i zhgënjyer.

Ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës ka përfunduar baras, 1:1. 

7 komente në “Shpend Ahmeti dhe babai i Valon Behramit sulmohen në Maqedoni nga huliganët”

  1. bonbon says:

    Mire tua bejne, se jane vete shqiptaret si Ali Ahmet e shoket e tij qe per perfitimet e veta personale mbajne ne pushtet regjimin shtypes sllav.

  2. SHKUPI says:

    Skemi çbëjmë jemi jetimë, nuk na përfaqëson askush në Maqedoni, Tirana rri gojëmbyllur, Prishtina poashtu. Kemi vajtur për lesh.

    Të fala nga Shkupi. RROFTË KOMBI SHQIPTAR.

  3. Myrvete says:

    Keni hyre gabimisht ne mes te kafsheve te kopshtit zoologjik!
    Tifozet sllave jane 500 vjet prapa Europes!
    Ndaj shqiptareve kane urrejtje genetike!

  4. bria says:

    huliganizmi maqedonas gjithmon ka qene i ketile ndaj shqiptarve.

  5. maximus says:

    ja kjo gje ndodh kur nje popull perqafon fene e pushtuesve, mer zakonet e tij, lutet si po ai, jeton si po ai dhe kur pushtuesi iku, ju shqiptaret e maqedonise ngelet si jetim, u erdhen sllavet ua moren dhe vodhen ate qe ju e kishit por qe e tradhetuat, ju moren fene, ju moren zakonet ,ju moren heronjte, ju moren ç’do gje qe stergjysherit tuaj krenoheshin ne sy te botes. dhe tani askush nuk ju beson se ju jeni autoktone ne vendin tuaj, biles edhe une qe po shkruaj jam ne dileme, jeni shqiptare apo turq shqipfoles, prandaj edhe sllavet nuk do te ndalojne kurre deri sa tju perzene nga tokat qe ata fatkeqesisht i quajne te tyren,

  6. Niko says:

    o Rakipo, çere kujton ti mër plak, se je tu pa ndeshjen njilloj si n’Zvicer eee? Kta pizevengët e sllavomaqedon do i shofim vitin tjetër se sa i vlen lëkura, kur t’lujn me kombtaren ton n’Shkup për eleminatoret e botrorit 2018. Le ta tregojn trimnin përball tifozave kuq e zi. Rakipo, mos ma mer për ters, po do t’këshilloj që t’mos e bosh prap kët gabim në 11 qershor në Franc se atëher ke për t’hangër dru prej tifozat shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje