Gianni De Biasi ka thënë se kualifikim i Kombëtares shqiptare në Euro 2016 ka ardhur pas një ribashkimi të popullit shqiptar.
Kur kanë mbetur më pak se dy muaj nga starti i “Francë 2016” vazhdon ende të flitet për kualifikimin e Shqipërisë në këtë eveniment.
Kësaj here ky triumf është trajtuar nga televizioni i njohur “Eurosport”. Në këtë reportazh protagonist ishin disa prej lojtarëve kyç të Kombëtares shqiptare.
Trajneri Gianni De Biasi mendon se Kombëtarja e futbollit ka kryer një mision që shkon përtej “një arritje futbollistike”. Ai ka deklaruar se ky sukses erdhi si rrjedhojë e një bashkimi të fortë nga çdo shqiptar.
“Në jetë duhet të besosh gjithmonë në aftësitë e tuaja. Nëse nuk e bën atëherë është e kotë që shpreson. Kjo ishte fitorja e një populli të ndarë, por të ribashkuar nën një flamur. Ky është një aspekt i mrekullueshëm”, tha trajneri italian.
Më pas pjesë e reportazhit ishin edhe disa nga protagonistët e fushës si Berisha, Cana, Sadiku apo edhe Lenjani të cilët deklaruan se ka Shqipëria ka ndryshuar mentalitet dhe tashmë është një ekip me uri.
“Është diçka e pabesueshme. Kjo ka qenë ëndrra ime e madhe që në fëmijëri. De Biasi ka ndryshuar mentalitetin tonë. Jemi bërë një ekip solid nën drejtimin e tij. Me mençurinë e tij jemi kthyer në një ekip tjetër”, deklaroi Berisha.
Kurse, për kualifikimin e Shqipërisë për herë të parë, ka folur edhe kapiteni Lorik Cana.
“Për ne është një mundësi e madhe pasi kemi mundësi që t’i tregojmë të tjerëve se çfarë jemi të zotët që të bëjmë. Jemi të lumtur për tifozët tanë. Na kanë mbështetur edhe njerëz që nuk ndjekin futboll. Tek kjo kombëtare ato shikonin një motiv për t’u krenuar me Shqipërinë”, tha Cana.
Akoma me kualifikimin ju, po boll o boll se late koqen e namit.
Te mos ishte per Armenine qe shiti ndeshjen, do rrinit si mut tani….
Shpresoj te hani dru ne France
Shko ore pirdhu malaka !
PO, BIAZI, po. SHQIPËRIA ETNIKE e FUTBOLLIT – realiteti kombëtar.
Shëndet, heroi ynë kombëtar!