“France Football” zbulon të gjitha detajet e takimit Ronaldo-PSG

19 Prill 2016, 16:27Sport TEMA

Cristiano Ronaldo është takuar me pronarin e PSG-së, sipas prestigjiozes franceze, “France Football”. Ylli portugez i Real Madridit u takua në Paris me presidentin Nasser Al-Khelaifi. Hipoteza e ardhjes së Cristiano Ronaldos te PSG-ja, për këtë arsye, merr gjithnjë e më shumë forcë. “France Football” ka shpjeguar edhe të gjitha detajet e këtij takimi. Të mërkurën e kaluar, pas kryerjes së përmbysjes së madhe të Cristiano Ronaldos kundër Wolfsburgut në Ligën e Kampionëve, sulmuesi portugez bëri një udhëtim në Paris.

CR7 ka pasur një takim me Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, duke përfituar nga dita e pushimit që trajneri Zidane u kishte dhënë të tijve. Portugezi me “Jet”-in e tij privat ka lënë aeroportin në “Torrejon de Ardoz” dhe u ul në aeroportin “Le Bourget”, i shoqëruar nga ndihmësi i tij personal dhe një mik. Atje, Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij u pritën nga një mjet, që i çoi ata në restorantin “Le Fouquet”, ku Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, ishte duke i pritur për ngrënë me ta.

Pastaj, të gjithë bashkë shkuan në “Hotel Costes”. Atje, sipas “France Football”, Cristiano Ronaldo është takuar personalisht me presidentin e PSG-së. Ditën tjetër, Cristiano Ronaldo, me një çantë të vogël shpine në dorë, u largua nga Parisi në orën 08:00, sipas orës lokale të Madrid, duke arritur në terminalin e fluturimeve private “Barajas Aeroport” rreth orës 11:00.

Edhe pse nga PSG-ja nuk e konfirmojnë takimin, “France Football” thotë se kjo është hera e pestë që Cristiano Ronaldo takohet me presidentin e PSG-së në Paris. Portugezi është prioritet i PSG-së, klubit parizien, që ka qenë, gjithashtu, i interesuar edhe për yllin brazilian të Barcelonës, Neymar. Largimi i Zlatan Ibrahimovic e bën të domosdoshme ndërhyrjen në repartin e sulmit.

2 komente në ““France Football” zbulon të gjitha detajet e takimit Ronaldo-PSG”

  1. Totila says:

    Po lere or te iki te veje ne fe t’sames se vet .
    Kujt po i vyn ,apo doni me cdo kusht qe te beni lajm .
    Ua kam thene se pavarsisht se ai shenon gola ,ne me te shumten e rasteve golat e tij nuk kane vlere .Te rrish 7 vite tek Reali dhe te shenosh gjithe ato gola dhe te maresh Vetem 1 LA-LIGA ,kjo nuk ka bere kurre vaki tek Reali ne historine e tij 78 vjecare i cili ka mare 1 La-Liga ne cdo 2 vite mesatarisht kurse ne kohen e kesaj Naldes ka mare …1 La-Liga ne cdo 3 vite e gjysem .
    Edhe ne se e mer sivjet la-Ligen ,e mer se e humbi Barca jo se e meritoi Reali qe ka qene gjate te gjithe kampionatit nga -7deri ne -12 pike mbrapa Barces .
    E kupton dhe vete Ronalda qe po i bie vlera ne treg dhe mbasi MORI DOZEN E DROGES ME WOLFSBURGUN i shenoi 3 gola aq sa kush e vuri re se sa me HISTERIZEM EKSTREM i festoi golat dhe prandaj po kerkon qe te iki sa me pare nga SYTE-KEMBET
    Por sic e pershkruan ketu mjaft sakte opinionisti “AKREPI ” , PEREZI e ka blere Fifa-Uefan aq sa per 7 vite sa Ronalda eshte tek Reali i ASNJEHERE te vetme nuk i eshte neneshtruar kontrollit Anti-doping ,por dhe atehere kur i eshte nene shtruar e kane lajmeruar 2 jave perpara .
    Do fillojne qe te dalen xhevahiret e RonaldEs dhe SEMUNDJET E “PAPRITURA ” te MESSIT , te cilat jane ne korelacion dhe ne sinkron me “Shperthimet” halucionaliste te RonaldEs .

  2. Totila says:

    E megjithate mendoj se Ajo Nalda nuk largohet nga Madridi sepse ka frike se mos MIJUSHI MESSI zgjohet perseri nga gjumi dhe ja kalon.
    Tjetra eshte se ne Madrid nuk e ngacmon njeri sa here qe mer “MALL ” ( te cilin e mer ne cdo ndeshje dhe atehere kur ai lot keq dhe nuk shenon kjo tregon se nuk eshte i droguar )), sepse e mbron Wagabondi Plak ,Frankist PEREZI kurse ne Paris nuk po i del njeri garant se do ta mbrojne kur te guxoje qe te mare DOZEN .
    Ne PaRIS TE PARIN QE KA KUNDER dhe do mundohet qe ta sabotoje eshte as me shume dhe as me pak por DI MARIA i cili ka nje rol kyc ne ekip dhe qe nuk i behet vone per Lotet e Krodilit qe NALDA derdhi kur Perez RrUGACI E PERZURI SI Ate Di Marian si Ozilin sepse nuk ishin te “Bukur ” sepse do ti donte per ti Q.re ne B,,th .
    Ne Paris ka dhe te tjere lojtare qe jane mendjellinj dhe qe u dhembin syte kur e shohin RonaldEn .
    Tjetra eshte se ajo Nalda eshte dembele dhe nuk lufton per ekip por per rekorde personale .
    Kurse Psikopati Murinjo nuk shkon ne Paris por kerkon qe te kruhet me Guardiolen kur ky te veje tek M. City ,sepse Murinjo kujton se Lumi ende nuk e ka nderruar Shtratin .
    Keto lajme hidhen ne Eter per konsum te perditshem dhe me shume per sensancion qe te shitet tirazhi i planifikuar i Gazetave qe kane ngelur Stoqe .
    Degjoni Mua :
    RonaldA nuk iken se vete e di qe keto gola i ka bere se fundmi me DROGE per ti hapur rrugen ikjes se tij ,por ai e di qe eshte ne Pikiade .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje