Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të projektit të stadiumit të ri “Qemal Stafa”, që do të mbajë emrin “Arena kombëtare”.
Atij iu bë dhuratë një bluzë e kombëtares, me numër 11, “Edi Rama”
Presidenti i FSHF-së e quajti mik të futbollit kryeministrin.
Ndërohë kreu i qeverisë duke falenderuar për dhuratën bëri dhe një batutë:
“Kjo masë është për Zahon, gjithsesi faleminderit”