Stuhi ndaj kryebashkiakut të Londrës: Obama? Një gjysmë kenian që përzuri bustin e Churchill!

22 Prill 2016, 16:41Bota TEMA

Fjalët e Boris Johnson kanë shkaktuar një stuhi mediatike në Britaninë e Madhe.

Kryebashkiaku i Londrës ka sulmuar Barak Obamën për shkak të pozicionit të tij ndaj çështjes së Brexit.

Johnson ka publikuar një koment sot në të përditshmen “The Sun” ku thotë fjalë aspak të mirë për Obamën.

“Obama ka një qendrim të tillë ndaj Britanisë së Madhe pasi është gjysmë kenian dhe nuk e percepton në sintoni me popullin britanik këtë çështje”, tha Johnson.

Por ai nuk u ndal këtu dhe vijoi sulmin ndaj Obamës.

“Gjëja e parë që Obama bëri kur vuri këmbë në zyrë është largimi i bustit të Churchill nga Uashingtoni duke e dërguar atë në ambasadën britanike”, tha kryebashkiaku i Londrës.

Por sipas Shtëpisë së Bardhë, ky version i diskutuar edhe më parë nuk është i vërtetë.

Në vitin 2012, Dan Pfeiffer, bashkëpunëtori i Obamës deklaroi se busti i Churchill është ende në Shtëpinë e Bardhë, në të njëjtin vend ku ka qenë prej vitesh.

Megjithatë pavarësisht fakteve, komenti i Johnson ka shkaktuar një stuhi në Britaninë e Madhe dhe shumë politikanë kanë reaguar duke sulmuar kryebashkiakun londinez.

Partia Laburiste ka deklaruar se mban distancë nga deklarata e Johnson.

“Komentet e Johnson janë raciste dhe fyese. Të denja për Donald Trump”, tha deputeti britanik me ngjyrë Chuka Umunna.

3 komente në “Stuhi ndaj kryebashkiakut të Londrës: Obama? Një gjysmë kenian që përzuri bustin e Churchill!”

  1. krysho ludovik says:

    Memecit i erdhi goja
    po iken per lesh koha e te qenit politikish korrekt
    Po obma eshte gjysme zezak, gjysme kenian edhe gjysme myslyman
    kush ka pyetje te konsultoje wikipedian.

  2. sit... back..and relaks →→→ says:

    chuka umuna, britanik? deputet britanik? temen e semes si vajti kjo pune

  3. Bayoneta says:

    Ky eshte kopil turk per vete,floket i ka bjonde nga gjaku i te jemes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje