Policia shton komisariatet; struktura e re sipas ndarjes së re administrative

25 Prill 2016, 16:01Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka përfunduar përshtatjen e strukturës së saj me ndarjen e re administrative. Kështu, në mbarë vendin tashmë ka përfunduar ngritja e komisariateve të reja dhe stacioneve policore, edhe në ato zona ku më herët prezenca e policisë ka qenë thuajse inekzistente.

Nga 36, numri total i komisariateve ka shkuar në 50, si dhe janë ngritur edhe 15 stacione policore, këto të fundit kryesisht në zona të thella.

Madje, në ligjin e ri të uniformave blu komisariatet dhe stacionet njihen me termin njësi policore. Disa nga komisariatet e reja që janë ngritur janë ai i Vorës në Tiranë, ai i Rrogozhinës, komisariati i Konispolit dhe ai i Finiqit.

Ndërkohë, disa nga stacionet e reja policore që janë ngritur janë ai i Dropullit, stacioni i Libohovës, stacioni i Memaliajt dhe ai i Këlcyrës. Ngritja e komisariateve dhe stacioneve të reja policore është bërë në bazë të numrit të banorëve të zonave.

Po ashtu, burime nga uniformat blu bëjnë me dije se edhe këtë vit në zonat turistike do të aplikohet ngritja e postatave të përkoshme policore, si në Valbonë apo në bregdetin e jugut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik.

Shtimi i komisariateve dhe stacioneve policore pritet të rrisë kontrollin e territorit nga ana e uniformave blu, si dhe synon lehtësimin e procedurave për qytetarët.

1 komente në “Policia shton komisariatet; struktura e re sipas ndarjes së re administrative”

  1. Maloku Naiv says:

    Policia private e Rilindjes
    qe do haje dru si ne
    Harados pa pyetur
    se mos i ngel hatri
    amerikanit Lu apo
    gjermanit Hoffmann
    por duke i bere qejfin
    shqiptareve.
    Shtohuni sa te doni
    ne bythe do e hani
    qafen e pates.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje