Ka startuar supersfida e parë gjysëmfinale e “Uefa Champions League” midis Manchester City dhe Real Madrid që luhet në stadiumin “Etihad Stadium”.
Një sfidë ku të dyja ekipet do të synojnë të marrin fitoren, pasi synojnë finale e madhe që luhet në “San Siro”.
Ndeshja transmetohet live në “Tring Sport 1”.
Formacionet zyrtare të dy ekipeve:
Manchster City: Hart, Sagna, Kompany, Otamendi, Clichy, Fernando, Fernandinho, Navas, Silva, De Bruyne, Aguero
Real Madrid: Navas, Karvajal, Ramos, Pepe, Marcelo, Kasemiro, Modric, Kros, Bale, Lucas Vacques, Benzema.
Më poshtë përditësimi me video minutë pas minute.
Tifozat e Manchester Siti dhurojnë një keorografi fantastike duke kënduar këngën e Beatles “Hey Jude”
Starton ndeshja, me topin e nisur nga qëndra nga ana e Manchester Sitit
Janë luajtur 10 minutat e para ku vëndasit janë më këmbngulës duke kontolluar më së shumti topin
Minuta 20’, Vazhdon rezultati 0-0 ku loja e të dy skuadrave është përqëndruar më së shumti në mesfushë
Minuta 23’, Ndëshkohet me karton të verdhë mbrojtësi i Realit, Pepe, pas ndërhyres së gabuar ndaj De Bryne
Minuta 30’, Vazhdon 0-0 rezultati i ndeshjes, ku të dyja ekipet e kanë rritur nivelin e lojës
Minuta 37’, Ndëshkohet me kartonin e vërdhë mesfushori i Sitit David Silva
Minuta 40’, Del nga fusha e lojë David Silva pas një dëmtimi, në fushë Ihenacho
Minuta 45’, Mbyllet pjesa e parë 0-0, ku rastet për shënim kanë qënë të pakta nga ana e të dyja skuadrave
Nis pjesa e dytë e takimit Manchester Siti- Real Madrid, miqtë kryejnë zëvëndësimin e parë duke future Jese në vënd të Benzema
Minuta 53’, Rrezikon Real Madrid me Sergio Ramos që godet me kokë por qëndrore
Trajneri i Realit Zinedin Zidane sërish probleme me pantallonat të cilat i janë grisur në pjesën e pasme
Minuta 65’, Vazhdon rezultati i bardhë 0-0 me raste të pakta për shënim
Minuta 70’, Real i Madridit shumë pranë golit me anë të Jese por që goditja e tij ndalet në tranversë
Minuta 74’, Bale rrezikon kuadratin e portës së City por jashtë kuadradit
Minuta 76’, Vëndasit kryejnë zëvëndësimin e dytë, Del Navas në vënd të tij Sterling
Minuta 80’, Joe Hart shpëton mrekullisht Sitin pas goditjes me kokë të Kasemiros që i afrohet shumë pranë golit
Minuta 82’, Fantastik sërish Joe Hart që mban të paprekur portën e ekipit të tij që ndal Pepen
Minuta 88’, Reali kryen zëvëndësimin e dytë duke futur Iskon në vënd të Toni Kroos
Minuta 92’, Manchester Siti rrezikon me Kevin De Bryne që ndalet nga Navas
Përfundon me rezultatin 0-0 ndeshja e parë gjysmëfinale, duke lënë gjithcka të hapur për ndëshjen e kthimit