LIVE/ Atletiko Madrid-Bajern Munchen, përfundon ndeshja me rezultatin 1-0. Të gjitha rastet e ndeshjes dhe goli me Video

27 Prill 2016, 20:46Sociale TEMA

Ka startuar ndeshja e parë gjsymëfinale mes spanjollëve të Atletiko Madirdit dhe gjermanëve të Bajernit Mynih.

Vendasit kërkojnë që të shkojnë sërish në finale për të dytin vit rradhazi, dhe pse bavarezët shihen si favoritët kryesorë për të kaluar në finale.

Ky takim transmetohet live në kanalin “Trig Spor1”.

Ndërkohë më poshtë do t’iu përciellim live minute pas minute me video të gjitha rastet e këtij takimi. /f.b

Formacionet zyrtare

Atletiko Madrid: Oblak; Juanfran, Gimenez, Savic, Filipe Luis; Gabi, Augusto, Koke, Saul; Griezmann, Torres

Bajern Munchen: Neuer – Thiago, Martínez, Leëandoëski, Costa, Alonso, Bernat, Lahm , Vidal, Alaba, Coman

Ka nisur sfida gjysmëfinale në “Vicente Calderon” ku tifozat vëndas kanë dhuruar një keorografi fantastike

Topin e parë nga qëndra e kanë luajtur nga ana e Bajernit të Mynihut

Minuta 10’, GOL! Kalon në avantazh Atletiko Madrid me autor të golit Saul që dërgon topin në fund të rrjetës 1-0. VIDEO e golit.

Minuta 12’ Kundërpërgjigjet Bajerni me Vidal që i afrohet shumë pranë golit

Janë luajtur 25-minutat e para të ndeshjes, me Bajernin që e ka ritur dozën e sulmeve në portën kundërshtare

Minuta 29’, Rrezikon Atletiko me Antonio Greizman që vë në vështirësi portierin Nojer

Minuta 39’, Vazhdon rezultati 1-0, ku të dyja skuadrat vazhdojnë të sulmojnë më së shumti me anë të kundërsulmeve

Minuta 40’, Ndëshkohet me karton të verdhë lojatri i bavarezëve Dauglas Kosta

Minuta 43’, Rrezikon sërish Atletiko me anë të Kokes që shfaqet i rrezikshëm në portën kundërshtare

Përfundon pjesa e parë e sfidës mes Atletikos dhe Bajernit me rezultatin 1-0. Autori i golit për vëndasit ishte Saul që shënoi në mënyrë spektakolare duke shmangur katër lojtarë të bajernit, ku godet në mënyrë perfekte duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit Nojer.

Nis pjesa e dytë e sfidës Atletiko-Bajern me formacione e pandryshuara

Minuta 53’, Super godije nga David Alaba që afrohet shumë pranë golit të barazimit, por që ndalet bga tranversa

Minuta 56’, Sërish Bajerni panë golit me Martinez që godet me kokë por qëndrore

Minuta 63’, Miqtë e kanë nisur mjaft mirë pjesën e dytë duke rrezikuar vazhdimisht portën kundërshtare kësaj rradhe me Levandovskin

Bajerni kryen zëvëndësimin e parë, futet Riberi në vënd të Koman

Minuta 70’, Bajerni kryen zëvëndësimin e dytë. Del nga fusha e lojës Tiago në vënd të tij Tomas Myler

Minuta 73’, Bajerni nuk ndalet së sulmuari, ku rrezikon me Vidal por që ndalet nga Oblak

Një super ndeshje deri më tani, kundërpërgjigjet Atletiko me anë të Torres por goditja e tij ndalet nga shtylla

Minuta 77’, Bajerni kryen të tre zëvëndësimet del Bernat në vënd të tij Benatia

Minuta 81’, Tensionohet ndeshja ndëshkohet me të verdhë Benatia pas një ndërhyrje të ashpër, ndeshkohet dhe Nojer për protesta

Atletiko kryen zëvëndësimin e parë del nga loja autori i golit Saul në vënd të tij Teye

Aurto Vidal ndëshkohet me karton të verdhë

Përfundon me rezultatin 1-0 ndeshja e parë gjysmëfinale mes Atletikos dhe Bajernit me rezultatin 1-0 me autor të golit Saul.

1 komente në “LIVE/ Atletiko Madrid-Bajern Munchen, përfundon ndeshja me rezultatin 1-0. Të gjitha rastet e ndeshjes dhe goli me Video”

  1. Totila says:

    E njejta skeme monotone e Atletikos ,shenon nje gol ( goli ne fakt ishte model per nga aksioni dhe egzekutimi ) dhe pastaj terhiqet me nje mbrojtje tipike GLADIATORESH ,ku nga casti ne cast presim se kush do te dale nga fusha me karton te kuq nga Madrilenet apo kujt do ti thyhen dhembet apo krisen brinjet nga ekipi kundershtar .
    Bayerni pas pushimit te gjysme-lojes se pare ja doli qe ta menaxhoje me mire lojen por u besonte me shume aftesive individuale se sa kolektivitetit .
    E kam thene se Guardiola i ka hequr Bayernit shpirtin e gares dhe e ka kthyer ne nje kopje te keqe te Barcelones .
    Mendoj se ne 80 % kualifikohet Bayerni ,por qe eshte larg,shume larg shkelqimit te JUP HEINCKESIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje