Vetëm pak ditë nga thirrja e fortë nga salla e Kuvendit e ish-kryeministrit Sali Berisha, për armatosjen e popullsisë, analisti Artur Zheji u shpreh nga studiot e TemA TV se dëshiron të zotërojë një armë.
Në emisionin Zululand, me Mustafa Nanon, Zheji ripërsëriti pretendimet e një pjese të opinionit publik se rrethohemi nga banda kriminale (që arrestohen dhe lirohen nga drejtësia) dhe se zgjidhje “për të mbrojtur familjen” do të ishte armëmbajtja. “Gjithmonë kam patur një psikozë, po mirë po unë pse mos ta kem një pistoletë?…Do ta mbaja në një kasafortë, si gjithë dynjaja e qytetëruar. Do ta vajisja, do ta fusja brenda edhe larg qoft, kurr mos qoftë, nëse do të ndiheshe e kërcënuar familja ime do ta përdorja që çke me të!” – deklaroi Zheji, mes të tjerash, në Zululand.
Intervista e plotë me Artur Zhejin në Zululand trasmetohet në TemA TV, ora 19:30.
sigurisht sepse nuk ka lene njeri pa marre neper goje!Nuk eshte e lehte te jesh analist per gjithcka ne “opinion”! Nuk ka lene hu pa u ulur dhe tani ka frike! Njelloj si Berisha! Arma nuk te jepet per familjen por per “krimet” mediatike qe ka bere! Genjashtra ,sofizem, akuza ej.
Ouuu na dashka armë
Dhe Arturo gazepi
Mirë mo, ja e more
Po kush do të ta shkrepi?
?
?
?
Ha ha ha ,kzsh do ta shkrepj ?? Po Arturi mooo Arturi , ashtu si din ti shkrepi fjalet , do ta shkrepi dhe plumbin . Sipas kesaj llogjike qe ngrene shume Shqipo , ky vend do te pergjysmohet. Mendoj qe zgjidhja ne kete vend duhet te jete vetem carmatimi i ketij populli analfabet ,qe tevret per nje fjale goje .