Ndriçimi publik, me koncesion. Qeveria miraton draftin e kundërshtuar nga Manjani

27 Prill 2016, 16:10Sociale TEMA

Përplasja mes Ylli Manjanit dhe Damian Gjiknurit për koncesionin e ndriçimit publik në Bashkitë e Tiranës dhe Durrësit është fituar nga ky i fundit. Qeveria ka miratuar një vendim, i cili i hap rrugë koncesionit, nismë e Ministrisë së Energjisë, por i kundërshtuar fort nga ajo e Drejtësisë si një projekt i paligjshëm.

Vendimi autorizon dikasterin e Damian Gjiknurit të nisë procedurat për koncesionin dhe të marrë në shqyrtimin ofertën e kompanisë daneze “HeSaLight A/S”.

Ky është një koncesion i pakërkuar, ideja për të cilin nuk ishte e Qeverisë, por e një kompanie private nga Danimarka. Vendimi i Këshillit të Ministrave i jep të drejtën Ministrisë së Energjisë të marrë në shyrtim propozimin e kompanisë “HeSaLight A/S” dhe të vendosë për hapjen ose jo të tenderit.

I gjithë procesi, përfshirë shpalljen e fituesit, do të administrohet nga kjo ministri, ndërsa kontrata e koncesionit me fituesin do të lidhet nga të dy bashkitë respektive.

Kjo është hera e parë që Qeveria miraton një koncesion, për të cilin ka pasur përplasje dhe kundërshti brenda vetes. Gjatë komunikimeve zyrtare, Ministria e Drejtësisë e ka kundërshtuar projektin, duke e cilësuar si cënim të autonomisë vendore dhe duke u shprehur se, zanafilla e propozimeve të kompanisë është e paqartë.

Menjëherë pas vendimit ka ardhur dhe reagimi i parë nga ministri i Drejtësisë. I kontaktuar nga Top Channel, Ylli Manjani deklaroi nga Austria se, për shkak të takimeve e ka pasur të pamundur të jetë në mbledhjen e Qeverisë, por qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar.

“Jam shprehur me shkrim për atë nismë dhe mendimi im zyrtar është në dosjen e kësaj praktike. Atij mendimi i qëndroj”, ka thënë Manjani.

3 komente në “Ndriçimi publik, me koncesion. Qeveria miraton draftin e kundërshtuar nga Manjani”

  1. Grigor says:

    Eshte dhjere fare puna me keto koncesione. Nuk behet cdo gje me koncesion. Sidomos ne Shqiperi ku eshte korrupsioni sheshit.
    Ndryshe puna ketu ne Angli psh, parkingu eshte me koncesion, sepse Bashkia nuk humbet gje. Heq nje barre nga vetja per vjeljen e gjobave, per manaxhimin e parkingjeve etj.
    Ndersa, ndricimi? Bashkia paguan nje kontraktor qe eshte i specializuar per pune elektrike. Por ne Angli, edhe pse ka korrupsion te fshehur, nuk mund te kete ne keto taste sepse ka transparence per cdo gje dhe t’a merr frymen tjetri.
    Por edhe ketu behet bilanci dhe shikohet sa harxhon Bashkia ne vit per ndricimin, dhe sa do t’i paguhet firmes kontraktore. Po qe se harxhimet jane me te medha se kontraktimi I nje firme private, atehere ja vlen koncesioni.
    Nuk ka asnje shkelje ligjire koncesione, por ne Shqiperi nuk ka transparence gjerash, dhe nivelit I pjeses me te madhe te popullsise eshte qe nuk e can koken dhe voton per Partine, sepse te gjithe derrat nje turi kane. Qytetari I thjeshte thote, une dua pune te ha buke, keta zihen per koncesione. Ai qe gjen pune eshte me keq akoma. Ai nuk flet fare. “Jam mire une? Kam pune une? Ehuuu me plasi mua per ndricimin.”
    Prandaj Damian Gjiknuri “ben pola” sepse nuk ka opozite dhe populli nuk e can “bycen fale fale”.
    Edhe ata qe e cajne jane nje pakice qe nuk ngre peshe ne votime.

  2. Rilindja vlonjate says:

    Do beni mire te jepni qeverisjen me koncesion,apo s,keni interes

  3. Brahoo says:

    Mir ndriçimin naten,por per ndriçimin ne mes te dites nuk ka ndonje konçesion ? Po vjen vera tani,po zgjatet dhe dita.gjynaf te lem 10-12 ore pa konçesion.

    Po shyqyr thuaj,mire qe deri tani nuk ka ardhur dikush te na propozoje pordhet me konçesion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje