Përleshje të dhunshme kanë shpërthyer mes refugjatëve në kampin Moria, në ishullin Lesbos ditën e martë. Refugjatët u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave dhe kanë hedhur gurë kundër policisë, e cila është kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës. Raportohet se përleshjet nisën pasi autoritetet ushtruan dhunë ndaj një të mituri.
Gjithçka nisi në një nga seksionet e kampit, sipas Russia Today, ku mbahen kryesisht fëmijë të mitur dhe më pas u shpërnda në të gjithë kampin. Mes refugjatëve ka disa të lënduar.
Bravo Merkel….
Nuk i shikoj dot keto pamje dhe jo vetem Politika e liberaleve me Merkelin ne krye e shkateruan Europen , E vetmja shprese per njerezit e thjeshte ne Europe eshte : Trump 2016 ! Ai do te influencoje qe tu jepet fund politikes se dyerve te hapura .