VIDEO/ Champions League, Atletiko fiton aktin e parë kundër Bajernit

27 Prill 2016, 22:51Sociale TEMA

Atletiko e Madridit ka triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Bajernit të Mynihut.

Ekipi i Diego Simeones fitoi në “Vincente Calderon” me rezultatin e ngushtë 1-0 falë golit të shënuar që në minutën e 11-të me anë të Saul, që shënoi në mënyrë spektakolare, duke shmangur katër lojtarë të Bajernit, ku godet në mënyrë perfekte duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit Nojer.

Pas ndëshkimit kampionët e gjermanisë u munduan në pjesën e dytë për të barazuar rezultatin, ku rasti më i pastër ishte në minutën e 53-të me Alaban që ndalet nga shtylla.

Pavarsisht përpjekjeve deri në fund të ndeshjes bavarezët nuk arritën dot që të shënonin gol duke u ndalur mrekullisht në disa raste dhe nga portieri Oblak.

Një fitore që e dërgon Atletikon në ndeshjen e kthimit në favorin e dy rezultateve, ndërsa Bajernit i duhet vetëm fitorja për të kaluar në finale.

Ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme./f.b

VIDEO e Golit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje