Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka thënë sot se vendimi i Gjykatës së Lartë për dosjen e 21 janarit ishte i turpshëm. Nga foltorja e parlamentit Braçe tha se ky është rasti më i mirë që legjitimon shkrirjen e Gjykatës së Lartë.
Sipas tij nuk mundet që kjo kastë e gjyqtareve të korruptuar të imponojnë mendimin tek qytetarët se 4 qytetarët e 21 janarit u vranë pa dashje.