Këngëtarja ikonike Britney Spears është paditur nga ish-manaxheri i saj pasi i ka shuma të mëdha borxhesh.
Sam Lutfi ka paditur këngëtaren duke thënë se ka mijëra dollarë shërbime të papaguara.
Në padinë e ngritur në një gjykatë në Kaliforni, Lutfi thotë se Spears i detyrohet një përqindje të madhe nga fitimet e saj mujore prej 800 mijë dollarësh.
Ai ka shkuar më tej duke treguar edhe pjesë nga e kaluara e errët e këngëtares.
“Kur humbi kudjestarinë e djalit vite më parë, Britney e kalonte kohën duke u droguar dhe duke konsumuar pije alkoolike”, rrëfen ai.
“Ajo kaloi natën duke fjetur në një parking pasi ishte e dehur dhe e droguar. Më telefonoi mua për ta marrë duke më thënë se isha ndër të paktët njerëz që mund të besonte”, thotë ish-manaxheri i këngëtares.
Por me kalimin e viteve miqësia e tyre përfundoi dhe tashmë Lutfi kërkon 15-përqindëshin e tij.
Po mo arab i poshter ,po. Ti administrove paret e saj kur ajo po kalonte periudhen me te veshtire te jetes se saj, divorcin. Britney ishte nder te rralla adoleshente qe kishte besim te zoti dhe nuk pranoi te kishte marrdhenie sexuale para martese.