Policia amerikane qëlloi për vdekje një person veshur me kostum iriqi pasi kërcënoi me bombë një televizion lokal.
Personi që pretendonte se ishte kamikaz kishte një kuti të çuditshme në gjoks, dhe thoshte se ishte bombë që do ta shpërthente.
Pasi evakuuoi stafin e televizionit, policia amerikane i kërkoi të dorëzohej.
Por ai u përgjigj negativisht ndaj kërkesës së policisë dhe u qëllua për vdekje.
Policia zbuloi në fakt se ato që ai pretendonte se ishin lëndë shpërthyese, ishin disa kuti çokollate.
Ngjarja ndodhi në Baltimora, SHBA.
Nuk dihet arsyeja përse 25-vjeçari e bëri një veprim të tillë.
Quhet “Suicide by Cop”
Sali komiku tha qe kete vrasje e ka bere banda e shullazit dhe sajmes … ?
S’ke ci ben kur te merr Perendia mend!