Mimoza 49-vjeçe, po i bie për të disatën herë stendave të Panairit të Punës duke mbajtur për dore vajzën 10-vjeçare. Ajo i ka vënë vetes synimin për të gjetur një punë për dy arsye, të sigurojë ushqim për familjen e saj dhe t’i ofrojë vajzës mundësi të barabarta me fëmijët e tjerë që të mos ndihet e përbuzur.
“Kam qenë mësuese vizatimi dhe prej disa vitesh po kërkoj punë në të gjitha drejtimet që të mundem, pasi në familje jemi burrë e grua pa të ardhura të sigurta,” tha Mimoza për BIRN duke kërkuar që të mos identifikohet për të mos prekur shanset e punësimit në të ardhmen.
“Nuk mendoj se shqiptarët janë dembelë, ne po kërkojmë punë gjithandej por këtu nuk ofrohen mundësi më të mira se një rrogë e pasigurt prej 15,000 lekë në privat dhe duhet të kesh të njohur që të të marrin në vende të tjera,” shtoi ajo e skuqur në fytyrë dhe me sy të prekur.
Mimoza shprehet se shumë kompani i diskriminojnë punëkërkuesit në moshë të madhe sepse kërkojnë krahë pune të ri dhe të lirë; ndërkohë që mungesa e të ardhurave i ka bërë familjarët e saj të ndjehen si qytetarë të dorës së dytë.
“Papunësia ka ndikuar shumë negativisht në shëndetin tim dhe nuk dua të shkatërrojë të ardhmen e vajzës, e cila për shkak se nuk kemi të ardhura ndihet e diferencuar në shkollë. Këto gjëra funksionojnë zinxhir”, tha Mimoza për BIRN.
“Mosha ime dhe e bashkëshortit tim na i ka hequr pothuajse të gjitha shpresat për të gjetur një vend të denjë pune për profesionet tona. Sapo mësojnë se sa vjeç jemi, nuk na telefonojnë më sepse duan të paguajnë të rinjtë sa më ulët të munden”, përfundoi ajo.
Mimoza po i referohej akuzave të kryeministrit Edi Rama i cili e konsideron dembelizmin si arsyen përse shqiptarët mbeten të papunë.
“Në të gjitha sistemet është sponsorizuar dembelizmi masiv, është kultivuar dembelizmi masiv, mungesa e një sërë praktikash, mësimi profesional ka sjellë rënie drastike të krahut të punës, shkëputje mes ofertës dhe kërkesës, asaj ç’ka biznesi ka nevojë dhe tregu ofron,” tha Rama në ceremoninë e hapjes së Panairit i cili do të jetë i hapur për vizitorët deri më 30 prill.
Sipas kryeministrit në panair janë 130 kompani pjesëmarrëse të cilat kanë afishuar 8 mijë vende të reja pune në dispozicion. Slogani i panairit është “Shqipëria ka punë, duhen profesionistë.”
Kompanitë pjesëmarrëse në Panairin e Punës variojnë nga ato telefonike, te fusha e ndërtimit, marketingut, bankat dhe kompanitë e siguracioneve. Kompanitë pohuan se interesi dhe numri i aplikimeve kishte qenë shumë i lartë, por shumë kompani nuk e kishin të qartë numrin e personave që mund të punësonin.
“Kemi marrë rreth 100 aplikime në ditë për 10 pozicionet e punës që ofrojmë. Paga minimale pa bonuset dhe mënyrat e tjera të shpërblimi te ne është 30.000 lekë”, tha për BIRN përfaqësuesja e Digicom, një firmë teknologjike.
Çifti Artan dhe Blerta Bodlli po dorëzojnë gjithashtu aplikime në stenda të ndryshme të panairit me shpresën se do t’i japin fund papunësisë prej 3 vite të Artanit.
“Më vjen shumë keq ta shoh bashkëshortin tim pa një vend pune në profilin e tij, pasi ai është shumë i zoti në zanatin e vet. Dorëzuam disa aplikime dhe të shpresojmë se do të arrijmë rezultatin e dëshiruar,” tha për BIRN Blerta.
Megjithatë vitet e papunësisë e kanë bërë Artanin më pesimist. “Shanset për të lënë ndonjë përshtypje personale në panair janë shumë të vogla dhe nuk duket se ka shumë mundësi punësimi për profesionistët,” tha ai.
“Nuk do ta quaja veten dembel, nëse tregu nuk arrin të më ofrojë një pozicion të përshtatshëm për mua”, përfundoi ai.
Të rinjtë janë ata që mbizotërojnë në aplikimet për punë në Panairin 2016. Kompanitë pohuan se shumica e CV që iu dorëzuan janë nga 20 deri në 35 vjeç.
“Kjo është hera e parë që marr pjesë në një panair pune, por nuk e konsideroj shumë të besueshëm krahasuar me realitetin, do të thosha se kam vetë 20 për qind besim se do të arrij të punësohem përmes tij,” tha për BIRN Esat Muldakaj, 22-vjeç i arsimuar në Teknologji Informacioni.
Moj Vana ,une se di se c’pune ben ti,por ne 10 studenta qe kane mbaruar ;5 jane “juridiksa” ; 3 jane per informatike.
Ata dy qe kane pasur profesione te tjera,kane gjetur pune.
Pas zgjedhjeve te 23 qershorit drejtoret e Rames,Metes dhe PDIU-se me kane detyruar me forma te sterholluara mafioze qe te jap doreheqjen nga 3 institucione te rendesishme shteterore!
Nuk them se me hoqen si kundershtar politik,se familjarisht jemi edhe antare te PS-se,por drejtoret e rinj te etur per fitime personale,u duheshin punonjes te rinj,qe t’i milnin nga xhepat,ndersa ne qe ishim ne pune nuk kishin se cfare te fitonim!
Keshtu filluan te me mbanin me orare te tejzgjatura,te shtunen dhe te dielen na kerkonin ne pune,na detyronin te mbulonim punet e militanteve te sapo punesuar si dhe na detyronin te firmosnim dokumente me pergjegjesi financiare ku ne nuk ishim pjese,por per te justifikuar veprimet mbase anti ligjore te tyre!
As per te marre femijen ne cerdhe nuk na linin,aq sa me thonin:Gjeje vete menyren se si do ta marresh femijen!
Une pergjigjem per punen!
Kulmi ishte kur drejtori i PDIU-se me urdheroi mua inxhinier te rrija centralist i telefonit fiks te institucionit dhe te lajmeroja punonjesit per cdo telefonate qe behej!
Vetem nje njeri pa DINJITET E PA PERSONALITET mund te pranonte te rrinte ne pune me trajtime te tilla skandaloze!
Tani kam vendosur:
-KURRE NUK SHKOJ TE PUNESOHEM NE SHTET,ne kete administrate mjerane!
Per deri sa ministrite dhe drejtorite ndahen si placke lufte midis partive,mos kerko te funksionoje shteti ,por interesi i xhepit te shefit!
keshtu eshte po re ne dore te Qameve …nuk ka me te pabese dhe turq te flliqur
Ta besoj vella
Punet ne shtet u jepen si shperblim militanteve qe sigurojne vota. Ndoshta jo te gjithe veprojne keshtu, por nje pjese e mire, sidomos neper rrethe, japin vende pune vetem per partiake ose me para.
Nuk eshte puna ketu per te akuzuar as Ramen e as Saliun, fundja ata vetem dy njerez jane.
Por me thene te drejten, Familja Meta komandon tere punet per militantet e LSIse. Asnje pune nuk jepet pa premtuar vota te shumta ose perfiton tjeter tek shefja Meta.
Edhe Saliu qe te vret po e kundershtove, kur vjen puna tek besniket e tij u le dore te lire ne fakt te operojne si te duan. Tek LSIja edhe pastruesen nuk e merr dot ne pune pa aprovim nga lart.
Shqiperia eshte vend I vogel dhe njerezit e njohin te gjithe njeri tjetrin. Forca e punes eshte ne fakt me kualifikim te dobet profesional.
Por edhe ketu ne Perendim ka diskriminim. Edhe ketu te marrin ne pune me te njohur. Sic thone anglezet: “It is who you know and not what you know”.
Por me thene te drejten, njohja ka kuptim tjeter ketu. Une te marr ne pune se te njoh qe je I zoti. Njeriun e pazot nuk e mban njeri ne pune ketu. Ky eshte ndryshimi me Shqiperine.
Padrejtesi dhe vuajtje ka gjithandej, vetem se ne Shqiperi eshte me e shprehur se eshte vendi I varfer dhe shteti te le ne mes te rruges.
Pyesni Doktor Berishen si do punsohen te rinjte, se me siguri kur hapi Universitete dhe ne qytet-fshatra, e ka pasur ne mendje strategjine e punsimit te atyre qe perfundojne shkollen e larte.
Une isha ne panairin e punes. kerkova pune dhe nuk gjeta. Kam dipllome universitare Shqiptare te Universitetit te Tiranes si dhe nje master ne Angli si dhe 7 vjet eksperience ne Finance dhe nuk gjeja pune, po ju betohem nuk gjeta pune dhe ai panair ishte vetem nje show dhe te vetmet pune qe mund ta mendosh se mund te gjeje atje ishte Call Center! Ja pse do ikim o Z. Rama! dhe une