PS çon Berishën në Prokurori

29 Prill 2016, 18:00Sociale TEMA
PS çon Berishën në Prokurori

Partia Socialiste paditi sot në Prokurori, ish-kryeministrin Berisha. Padia e PS-së lidhet me deklaratën e Berishës për armatosjen e  popullsisë. Padia është dorëzuar  në Prokurori nga deputeti Taulant Balla.

Në seancën parlamentare të pak ditëve më parë, ish- kryeministri  Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve të armatosen me argumentin se qeveria nuk garanton siguri për ta.

Një ditë pas kësaj deklarate, Byroja e Kuvendit mori vendimin për përjashtimin e Berishës për 10 ditë nga punimet e Parlamentit.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së Partisë Socialiste e cila argumentoi se Berisha kishte shkelur 2 nene të kodit penal. Përjashtimi i Berishës u pasua me vendimine  grupit parlamentar të PD-së për bojkot ndaj Kuvendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje