Në këtë simpozium u analizuan jo vetëm se cilat janë sfidat me të cilat ndeshet Tirana në kuadër të rigjallërimit të madh arkitekturor dhe rilindjes urbane, por u fol edhe për bashkëpunimin e ardhshëm me studio arkitekturore të njohura britanike.
“Më vjen mirë që Tiranë është rikthyer në qendër të vëmendjes pas katër viteve që nuk flitej për Tiranën. Besoj është lajm i mirë që disa nga mendjet më të ndritura në Britani, kanë projekte konkrete për Tiranën dhe janë duke rrahur mendimet me ne se çfarë mund të bëjmë në çështje që kanë të bëjnë me hapësirat publike, mjedisin dhe çështje të tjera”, deklaron Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, duke folur për Top Channel shtoi se Tirana ka disa projekte me studio të ndryshme britanike si Grimshow, siç është projekti për Bulevardin e ri.
Me konsulentët britanikë është duke u shqyrtuar mundësia e gjallërimit të mëtejshëm të ketij Bulevardi, si pasja e një parku të ri qendror, gjashtë herë më i madh se Parku Rinia, ku zyrat dhe administrata e Bashkisë do të transferohet në këtë bulevard.
Sipas kreybashkiakut të Tiranës, shumë shpejt do të shpallet bashkë me arkitektet britanikë edhe një konkurs për ndërtesën e re të Bashkisë së Tiranës për ta ruajtur atë në qendër të kryeqytetit si zyrë ceremoniali.
Ne fund te Mandatit, a do na i pikturosh çadrat e pallatet me ngjyra,
Qe t´iu bejme edhe Intervista; Që t´iu bejme edhe Kryeminister ??
Ik o mavri bej ndonje pune per varfanjaket te hane buke, e leri arkitekturat… O lyf i shpifur…
Po si nuk hoqen dore nga ndertimet keta kkoqet… Si nuk merren me problemet sociale dhe krijimin e vendeve te punes…
u pupuuuuuu… ke genjen?? anglezet?? mos mor eri se ta hoqen vizen e kuqe sot e pergjithe jeten. po pse me lali nuk e shofin ato ca planesh ke ti dhe shpura jote para dhe pas ??/ ti mendon se jane larg dhe ste shofin e ste njofin. ca thu mor djale??? po pse ky i kane syte ato ne B… ik mor djale e vej mend se do ta hash
Tirana ka nevoje per gjera te reja. Po mbipopullohet cdo dite e me shume. Si kryetar bashkie po i jep zgjidhje disa gjerave. Me ne fund Tirana po kthehet perseri ne frymen europiane.