Gajtë një bisede telefonike në emisionin “Top Story,” ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur në lidhje me mbylljen e çështjes së “21 Janarit” dhe në lidhje me rastin e Gërdecit. Ai ka deklaruar se sot qeveria nuk ka asnjë mënyrë të çojë para drejtësisë personat e akuzuar.
Tahiri ka marrë si shembull Fatmir Mediun në lidhje me rastin e Gërdecit, ku ai nuk arriti të shkonte përpara drejtësisë pasi u zgjodh sërish deputet.
“I vetmi autoritet që mund ta çojë sërish këtë çështje në gjykatë dhe të kërkojë heqje imuniteti dhe rigjykim, është prokurori. Ne nuk kemi asnjë mundësi.” – ka deklaruar Tahiri.
Ai ka vazhduar më tej duke thënë se pikërisht sepse këto gjyqe shkojnë në këtë mënyrë, mazhoranca ka marrë një angazhim si reforma në drejtësi. Ministri ka thënë gjithashtu se kjo reformë është e vetmja zgjidhje për raste të tilla.
“Duhet të kuptoni se mekanizmi ynë i vetëm për të vepruar, është reforma në drejtësi.” – ka përfunduar Tahiri.
Ndërsa, në lidhje me çështjen e “Gerdecin,” Saimir Tahiri ka thënë se kjo çështje mund të rihapet vetëm nëse një prokuror do të thërrasë si dëshmitar djalin e ish-kryeministrit Berisha.
“Një prokuror me kurajo, i pastër dhe i dedikuar për të bërë drejtësi, mund ta rihapë çështjen për të marrë prova të reja nga një dëshmitar kyç, që nuk është thirrur ende asnjëherë të vetme.” tha Tahiri.
Ai i ka quajtur ato akte të pastra kriminale shtetërore
Shtet tralala, cfare pret ky Shullaz?
Pergjigje e duhur per nje milet pa kulture demokracie, i varur nga politika dhe injorant per ligjin e pavaresine e gjyqesorit.
Pyetja eshte, perse Edi Rama dhe qeveria e ardhur ne pushtet me voten e popullit nuk do qellimisht te paditet Berisha .
Si shpjegohet qe ska shume komente per Shullazin e PS?
Do ta shqyrtojme kete Tahir dhe do te lajmerojme. Te na e kishe thene me perpara do te mernim masat e duhura !
Ne ketu jemi,per te degjuar ankesat dhe propozimet. Qeverine e kemi vetem per zgjedhjet e universitetit.
Aty nuk nderhyme dot se konçesionin e ka Shullazi.
MuT qe te hash ti Edhe qeverie jote…..more 1000000 vota per te vene drejtesi jo per te tallur menderen o te PA nder