I vendosën “gjobë” 20 mijë euro djalit 17 vjeçar të ish-deputetit të PD-së

30 Prill 2016, 16:07Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda, la në burg pa afat dy të dyshuarit e arrestuar, për akuzën e “gjobëvënies” ndaj djalit 17 vjeçar, të ish-deputetit të Partisë Demokratike.

Gjyqtarja Flora Hajredina me kërkesë të prokurorit Olsian Çela, i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” dy të dyshuarve të arrestuar Luam Lama dhe Rogers Ademaj.

Ndërsa ka shpall në kërkim me vendim gjykatë edhe dy bashkëpunëtorët e tjerë, një 25 vjeçar me inicialet F.Gj. dhe 19 vjeçar I.Sh.

Sipas akuzës, 4 të dyshuarit në kohë të ndryshme brenda një periudhe 3 mujore me anë të kërcënimit, dhunës verbale e psikologjike dhe shantazhit i kanë marr në formë “gjobe” djalit t ëish-deputetit të PD-së rreth 20 mijë euro, raporton ABC.

Në dosje thuhet se në disa raste 17 vjeçari, nxënës i shkollës së mesme në kryeqytet edhe është dhunuar fizikisht nga “gjobëvënësit”, duke i kërkuar të dorëzonte parat që i kërkonin.

Është arritur të provohet, se të dyshuarit Lama dhe Ademaj bashkë me 2 shokët e tyre të shpallur në kërkim, e kërcënon 17 vjeçarin duke i thënë se do të vrisnim pjesëtarët e familjes apo edhe shantazhonin.

Vëtëm një javë më parë, mësohet se babai i 17 vjeçarit ka konstatuar mungesën e parave në kasafortën e familjes, duke bërë edhe denoncimin përkatës pasi djali kishte rrëfyer tmerrin e 4 gjobëvënësve.

Prokuroria për krime të rënda në bashkëpunim me policinë dhe me ndihmën e metodave special, kanë arritur të prangosin dy të dyshuarit Luan Lame dhe Rigers Ademaj në momentin e takimit, për të marr “gjobën” e radhës prej 3 mijë eurove të kërkuar me anë të kërcënimit nga 17 vjeçari.

Arrestimi i tyre u bë në një lokal në “Rrugën e Barrikadave” në kryeqytet, afër shkollës së mesme ku djali i deputetit ndiqte mësimet.

Sipas akuzës, të dyshuarit akuzohen se brenda një periudhe 3 mujore kanë arritur në kohë të ndryshme t’i marrin në formë gjobë djlait të ish-deputetit shumën prej 20 mijë euro.

Për këtë fakt, mbi të rinjët gjobëvënes është ngirtur akuza e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” në bashkëpunim.

3 komente në “I vendosën “gjobë” 20 mijë euro djalit 17 vjeçar të ish-deputetit të PD-së”

  1. aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa, bravo u qofte ,qe ja kane vene gjoba ketij voglushit te pd se !!!!!!!

    ai qe eshte shqiptar i mire ,tiu vere gjoba te gjithe femijeve te deputeteve dhe ish deputeteve te PD se.
    ata i vodhen shqiptaret deri ne palce.

    ata shkoni dhe ja rrembeni parate e grabitura prej baballareve te tyre ,qe te mos vazhdoj me avazi i grabitjes,nji shprese e vogel eshte dhe kjo !

    bjeruni ,mos i meshironi ,por vazhdoni dhe me femijet e ketyre te drejtesise.
    e kane rjepur popullin kaq shume vjete……..jo meshire,,,,ngrihuni se keshtu behet drejtesi ne nji fare menyre !

    bravo djemve gjobvenes !

  2. bobobobobo....! says:

    Tani del Berisha dhe Basha dhe thone se gjoben ja kane vene bashkepuntoret e Rames dhe Tahirit.I zbulon lidhjet menjehere “B-ja.

  3. darmian says:

    Ej …….. gjobvenes 19 vjecar, p…. semes ku ka shku puna!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje