Prodhuesit e veshjeve i kanë kërkuar qeverise qe paga minimale te rritet me nje mije leke nga viti i ardhshem.
Permes nje letre derguar kryeministrit dhe dy ministrave pergjegjes, Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve (DHKPV), ka kërkuar rritjen e pagës minimale në nivel kombëtar, nga 22 mije lekë aktualisht ne 23 mije lekë.
Kete kerkese, prodhuesit e argumentojne me ndryshimet qe po ndodhin ne sektorin e perpunimit aktiv.