Nikollaq Neranxi: Ata që më goditën, duan të më marrin biznesin

26 Prill 2016, 10:48Ekonomia TEMA

Nikollaq Neranxi, kryetari Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve, tregoi në Dritare me Rudinën, për herë të parë, gjithë çfarë ndodhi mes tij dhe policisë, ditën e shoqërimit në komisariatin nr 6 të kryeqytetit, ndërsa ishte duke zhvilluar panairin e vitit, në ambientet e biznesit të tij:

“Shumë njerëz më kanë pyetur se çfarë kishte ndodhur, me mua, kur më panë aq të egërsuar në videot që u shpërndanë online.

Dhe dua ta tregoj sot për të gjithë. Unë po drejtoja një panair profesional. Mbi 1300 klientë nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, 13 kompani të mëdha nga bota. Vijnë kompani, vijnë klientë që degustojnë prodhimet tona. Vijnë me shpenzimet tona. Ishte aktivitet që ka kosto të madhe. Dhe ti në ditë të tilla pret ndihmë. Por çfarë ndodhi. Policia në vend që të më ndihmonte, më pengo, më penalizmi, më  shkatërroi. Ja çfarë ndodhi atë ditë!

Në orën 11 më morën në telefon nga stafi im dhe më thonë se policia e rajonit 6 më kërkojnë për të rregulluar makinat e parkuara jashtë. Ne nuk penguam rrugën, trotuari ishte i lirë. Makinat që kishin penguar trotuarin nuk ishin tonat. U them që t’i marrin me karrotrec. Më vonë, më thotë roja përsëri, të dal jashtë se më kërkojnë policët. Shkoj dhe  i ftoj brenda, u thashë shprehimisht; Hyni brenda për të ngrënë ndonjë ëmbëlsirë. Kur ju thashë këtë,  njëri prej tyre kërkoi përforcime dhe një grup në dispozicion duke thënë se unë e kisha kërcënuar me jetë. E kuptoni, po gënjenin, po më provokonin. Nuk i kam fyer, nuk i kam thënë asnjë fjalë të rëndë. Unë nuk di të fyej. Policët më provokuan. Videot që unë flas brenda janë të gjitha të dalë prej meje dhe njerëzve që xhironin brenda. Le të nxjerrin videon ku unë fyej policinë? Ku e kanë provën?

Në momentin që hyj brenda me marrin përsëri dhe më thonë se kanë ardhur shqiponjat për të më arrestuar. U them që të vijnë brenda. Tentuan të më merrnin me forcë, kam edhe shenjën e dhunës. Nuk shkova, por sqarova gjithë klientët që ishin aty.

Më thanë se duhet të arrestohesh pasi ke fyer policët, ku unë nuk i kam fyer.

Unë jam një baba shumë i mirë, një gjysh shumë i mirë, një biznesmen shumë i suksesshëm që kam paguar taksat.

Po deklaroj se jam një biznesmen i stresuar. Në Shqipëri nuk ma merr mendja të gjeni një biznes të pastresuar, me përjashtim të atyre që janë të lidhur me pushtetin. Unë nuk jam i lidhur me pushtetin, por me ekonominë e tregut. Do i ndodhte kjo që më ndodhi mua, një biznesmeni të lidhur me pushtetin?

Një nga detyrat e policisë dhe ushtrisë është që të më ruajë mua dhe biznesin tim. Më grabitën dhe nuk kishte policë.  Në shumë raste janë grabitur biznese dhe nuk është bërë gjë. Shumë herë grabitjet janë bërë me uniformë policie. Pse polici vjen të më arrestojë pa më sjellë asnjë dokument?

Unë kërkova ndihmë nga të gjitha forcat politike. Falënderoj Dulen që më doli më mbrojtje. U dërgova letër 12 personaliteteve dhe të vetmit që u përgjigjën ishte Sali Berisha dhe Dule. Unë jam këtu për të kërkuar të drejtat e mia. Më vjen keq që populli shqiptar nuk e kuptojnë se në çfarë tregu jemi. Janë mësuar me sistemin e Enverit dhe kanë frikë të flasin, të ankohen se nuk kanë ujë dhe drita. Ne në autostradë nuk kemi ujë dhe as drita por na vjen task forca për të mbledhur ujë dhe drita.

Është hakmarrje shumë që nuk i bëhet vetëm Neranxit, është hakmarrje që i bëhet kryetarit të shoqatës që përfaqëson biznesin në gjithë Shqipërinë.

Nuk duan asnjë përfaqësues i pushtetit vendor dhe qendror që ne të kërkojmë të drejtat tona. Këta na duan të varfër neve, që tu shkojmë nga pas. Kanë frikë nga pasuria jonë. Drejtuesit e pushtetit vendor dhe qendror, e kanë centralizuar pushtetin e policisë dhe e përdorin këtë. Vijnë aty dhe të vendosin vetëm armën.

Kur vijnë dhe më grabisin, kur më vendos gjobë, kur pushteti qendror vjen e më thotë se do më fusë në burg dhe do fus gjobë 100 milionë, nëse një punonjës nuk do të presë faturë. 20 dyqane në ditë me 100 milionë, unë i bie që të falimentoj.

Është goditur biznesi Neranxi si kryetar i shoqatës sepse unë jam kundër taksave të larta. Taksat që kanë vënë ata nuk i quaj të larta, i quaj gjoba, janë gjoba falimentimi. Na premtuat se do ulnin taksat e larta të Sali Berishës, jo vetëm që nuk i ulën por i dyfishuan.

Ajo që duhet të na përfaqësonte ne është Dhoma e Tregtisë, e cila nuk ka dalë të flasë për taksat e larta, pavarësisht se ne paguajmë nga 1 milionë çdo muaj.

Ndërkohë, kur unë isha në komisariat, nuk erdhi njeri nga dhoma tregtisë, erdhën dy deputete të PD, që i thanë shefit të komisariatit, se donin të dinin arsyen pse po trajtohej në këtë mënyrë një biznesmen, jo një militant i PD.

Mua nuk më goditën për parkim të gabuar dhe fyerje ndaj policisë. Jo, me goditën se kam fituar gjyqin në Gjykatën Kushtetuese kundër Kuvendit, Qeverisë dhe Ministrisë së Financave.

Kam fakte  dhe mbaj përgjegjësi për këtë që them: Ata që më goditën duan që biznesi të im të falimentojë. Duan që të blejnë biznesin tim”, tha Neranxi.

22 komente në “Nikollaq Neranxi: Ata që më goditën, duan të më marrin biznesin”

  1. Ehej says:

    Edhe pse bie dakort ne cdo gje persa i perket menyres se si je trajtuaf, gjendjes se policise etj etj. Nuk bie aspak dakort per taksat. Je biznesmen, fiton qindra miliona ne muaj, dhe duhet te paguash miliona taksa. Ashtu sikurse mua shteti gjerman me paguan 8000 euro ne muaj, dhe 4000 jam i detyruar tja jap pas.

    Si nje baba dhe gjysh i mire qe je, perpiqu te edukosh punonjesit e 20 dyqaneve te tu te mos japin mall pa fature, dhe mesoju edhe se kjo eshte ne te mire te femijeve tane, dhe ne te mire te brezave qe vijne.

    Thene keto, ska asnje dyshim qe je trajtuar keq dhe sinqerisht me vjen keq kur shoh qe te tilla episode. Eshte per te ardhur keq. Ska fjale per ta pershkruar.

    1. Neranxi ka te Drejte says:

      Po Edvin Rama qe ben “piktura ne leter”ne kohen e punes ne zyre kur merr rrogen nga parate e taksapaguesve shqiptare a ka te drejte?!
      Sigurisht qe Edvin Rama nuk ka te drejte, sepse paguhet me taksat e shqiptareve per te punuar per popullin.

      Sipas historise se arrestimit te Neranxit nga policia, i bie qe Edvin Rama kercenon me jete gjithe popullin shqiptar, sepse ben “shkarravina ne leter” ne orarin e punes kur duhet te punoje per shqiptaret, sepse paguhet me parate e taksapaguesve shqiptare, midis tyre edhe te Nikollaq Neranxit.

      Kurse tani, Edvin Rama, thote se me “pikturat ne leter” te bera ne orarin e punes fitoi 26 mije dollare!!! Keto 26mije dollare i perkasin popullit shqiptar se bashku me nje gjobe te majme. Pervec ketij fakti, edhe 200 milione Dollare te Vjedhura nga Edvin Rama sipas Raportit te OSBE-se, duhet t’i kthehen popullit shqiptar.

      Kurse kushdo ne orarin e punes mund te ushqehet, te haje ushqim te kripur dhe embelsira, sepse keshtu ndodh ne te gjithe boten. Keshtu Neranxi ka pasur te drejte dhe kunder ligjit eshte vete Edvin Rama.

      Perfundimisht, Edvin Rama duhet te arrestohet dhe jo Nikollaq Neranxi.

  2. fisheku says:

    nje analize e shkurter per kete biznesmen “te ndershem” i cili e ka kete shpjegim tejet te politizuar. se pari policia nuk kishte ardhur per te ngrene embelsira por per te kryer detyren dhe per cdo njeri me pak logjike duket si tallese mbase jo me dashje oferta e juaj dhe si pasoje edhe reagimi i tyre jo e i pelqyeshem per ju. Pasi erdhen Shqiponjat dhe ju ofrove te vijne Brenda kete te drejte nuk e ke pasi ata kane ardhur perseri te kryejne detyren. pretendimet tjera qe ben jane tejet te politizuara. merr rrugen e drejtesise dhe jo te politikes por ne nuk kemi degjuar versionin e policeve te pranishem dhe kete e beni para gjykates.

    1. Neranxi ka te Drejte says:

      Po Edvin Rama qe ben “piktura ne leter”ne kohen e punes ne zyre kur merr rrogen nga parate e taksapaguesve shqiptare a ka te drejte?!
      Sigurisht qe Edvin Rama nuk ka te drejte, sepse paguhet me taksat e shqiptareve per te punuar per popullin.

      Sipas historise se arrestimit te Neranxit nga policia, i bie qe Edvin Rama kercenon me jete gjithe popullin shqiptar, sepse ben “shkarravina ne leter” ne orarin e punes kur duhet te punoje per shqiptaret, sepse paguhet me parate e taksapaguesve shqiptare, midis tyre edhe te Nikollaq Neranxit.

      Kurse tani, Edvin Rama, thote se me “pikturat ne leter” te bera ne orarin e punes fitoi 26 mije dollare!!! Keto 26mije dollare i perkasin popullit shqiptar se bashku me nje gjobe te majme. Pervec ketij fakti, edhe 200 milione Dollare te Vjedhura nga Edvin Rama sipas Raportit te OSBE-se, duhet t’i kthehen popullit shqiptar.

      Kurse kushdo ne orarin e punes mund te ushqehet, te haje ushqim te kripur dhe embelsira, sepse keshtu ndodh ne te gjithe boten. Keshtu Neranxi ka pasur te drejte dhe kunder ligjit eshte vete Edvin Rama.

      Perfundimisht, Edvin Rama duhet te arrestohet dhe jo Nikollaq Neranxi.

  3. ee says:

    Jam mbeshtetes i Rames dhe e njoh se largu Nikon, kur jetoja ne Himare. Veprimi i policise me neveriti. Nuk trajtohet nje person si Neranxi ne ate menyre. Nqse beri shkelje te gjobitet por jo te terhiqet zvarre ne ate menyre. Neranxi eshte njeri patriot qe ate talent qe ka e ka vene ne sherbim te vendit. Neranxit policia duhet ti kerkoje te falur sa me shpejt pa ja falur gjoben nq se e meritonte!

  4. kapo says:

    Fakti qe e kane perkrahur Dule e Berisha(dy nga personat me te urryer ne Shqiperi)..nuk me bind shume te ndershmeria e ketij Nerenxit…Nerenxi kerkon filmime nese ka ofenduar apo jo policine…por Nerenxi duhet te njoh legjistaturen shqiptare qe edhe me deshimtar okular mund te denohesh..
    Qe policia e Rames ka ndryshuae shume pak nga ajo e Berishes…nuk do te thote se gjithmon e ka gabim…sidoqofte jane organet kopetente te hetimit dhe drejtesise ato qe vleresojne ne drejtesin e ndalimit a arrestimit te Nerenxit.

    1. Xioming says:

      Dule i urryer? E pse? Edhe pse Dule mund te etiketohet me epitete si grek etj etj, per mendimin tim eshte nje nder te pakten deputet qe flet gjuhen shqipe ne menyre te perkyer, te paster, pa dialekt, pa gabime dhe ne nje menyre mjaft te mire te artikuluar. Eshte njeri pozitiv, jo i demshem. Kshuqe ata qe e urrejne, jane thjeshte te ushqyer nga ndjenja e nacionalizmit, dhe qe ska vend fare per keto gjera.

      PS: Me falni qe dola nga tema.

  5. nerenxi says:

    zotrote me lart qe njeh neranxin e di qe ai eshte ofendues ne komunikim me te gjithe stafin dhe njerezit e tij, perfshire dhe familjen e tij te ndyre dhe shfrytezues te njerezve hallexhinj te zones ku i mban ne pune me presione dhe gjoba qe iua mban nga rroga prej 22.000 lekeve. pyete pak neranxin sa punetore ka dhe kur ua jep rrogat?

    1. Neranxi eshte manaxher i shkelqyer says:

      Neranxi nuk eshte ofendues si po thua ti, por eshte nje njeri i shkelqyer dhe ka nje familje te shkelqyer.
      Neranxi eshte manaxher i shkelqyer. Ne qofte se ti kerkon te mos besh pune, por te merresh me droge, sepse ne vitin 2016 Shqiperia mban vendin e pare per Droge Vdekjeprurese ne Europe, keto lloj monstruozitetesh nuk mund t’i gjesh dot kurre tek nje njeri i shkelqyer si Neranxi.
      Policia qe duhet te luftoje drogen ne gjithe Shqiperine, ne fakt ben arrestime te njerezve te shkelqyer si Nikollaq Neranxi sepse iu ofron embelsire.

      Nikollaq Neranxi eshte Nderi i Gjithe Shqiperise!
      Neranxi eshte Burre Shteti dhe Njeri me Vlera te Ralla.
      Dita Njemije Nikollaq Neranxi nga gjithe populli shqiptar.

  6. rony says:

    Ore Nikollaq, mos luaj kaqolin naiv, ore hajdut klasik, dhe mashtrues i klasit te pare. Ke gati nje cerek shekulli qe po shet plera neper dyqnet e tua posaqi, mbushur me ca thase qe kundermojne ere dhe qe ato prodhime jane tejet te mbetura neper magazinat e Azise.

    Nese vertete ky eshte shtet, jo te kapi per leckash per pune parkimi (edhe aty ka te drejte se si shume ja hapur per bythesh e ben cfare te duash) por te sjelle ekipe kontrolli qe te shikosh ti ku do te perfundosh kur te testoje se cfare plerash po ju shet ketij populli te lodhur e te mashtruar nga politikane por edhe nga pacavure qe e quajne veten biznismente si ty.

    Dhe mos na be per te qeshur ku na thua qe nga aq e kaq politikaneve qe u shkrove, more mbeshtetje vetem nga Shpellari qe shkatorroi kete vend dhe nga ne mi halesh grek qe as kush se merr vesh si perfundoi ne politike, se si duhet as drejqit.

    Ti ore nikollaq je nje kaqol klasik.

    1. Landi says:

      Nikollaq Neranxi nuk kishte parkuar gabim, sepse makinat nuk i perkisnin aspak Neranxit dhe kjo iu tha policise, por policia perseri e arrestoi sepse iu ofroi embesire. Ku ka me shume padejtesi te bere nga policia se sa kjo.
      Ne qofte se tij i jep te drejte padrejtesise te bere nga policia kunder Nikollaq Neranxit, atehere ti je per shtetin e padrejtesise, por nuk eshte keshtu Neranxi dhe shqiptaret.
      Sa per produktet e cilesise se pare te Nikollaq Neranxit, je i lire te mos i blesh, por me sa duket tek ato produkte e paske mendjen per t’i ngrene dhe po te bren zilia.
      Nikollaq Neranxi eshte nje Biznesmen Klasik i Dalluar si ne Perendim.

  7. "Horri i Bulevardit" says:

    Zotit Nikollaq Nerenxi, biznesmen, duhet ti kujtoj rregullat, jo thjesht te shtetit shqiptar, por qe funksionojne ne cdo shtet te se drejtes.
    Ju zoti Nerenxi beni nje aktivitet, eshte e drejta e juaj, por qytetari, nuk ka pse te pengohetnga aktiviteti yt privat.
    Kur ju e paskeni planifikuar kete aktivitet, duhet te dinit se sa do te ishte perafersisht numri i te ftuarve, sipas ftesave, duhet te dinit, se ata do te vinin me mjetet e tyre private dhe duke llogaritur numrin 1300 te ftuar, sipas thenies tende, ti duhet te kishe marre masat, per parkimin e automjeteve, ose duhet te kishe njoftuar organet perkatese, per marrjen e nje leje te posacme, per pengesen qe do tu sillje banoreve te zones, per aq ore sa do te zgjaste aktiviteti.
    Te gjithe e imagjinojne se sa automjete do te jene parkuar, duke zene abjente qe nuk ju perkasin juve si biznes privat, ku numri 1300 i te ftuarve, duke i mbushur ne cdo mjet 4 persona, do te ishte 325 mjete, qe bllokojne nhe hapsire te madhe, qe ste takon ty si biznes, por i takon banoreve te asaj zone.
    Zoti Nerenxi, skemi pare asnje deru me sot, qe te pranoje gabimin ose fajin e vet, por me e keqja jote, me nje dashakeqesi te madhe, kerkon te besh fajtore, forcat e rendit edhe duke i akuzuar.
    Kemi vite qe prisnim, qe policia e shtetit, te kishte te njejtin standart tek qytetaret, kemi vite qe presim, qe policia e shtetit, me ne fund, te jaoe shembullin qe skorruptohet, por denon cdo shkelje nga kushdo.
    Me e oakta qe mund te beni zoti Nerenxi, eshte te kerkoni falje publike, ne te kundert, do te jesh edhe ti nje biznesmen, qe perpiqet te fitoje ne kurriz te te tjereve, pa i dhene detyrimet qe i takojne.

    1. Kelt says:

      Policia nuk e arrestoi Neranxin se kishte makinat e tij te parkuara jo ne rregull, por sepse iu ofroi embelsire sic ben cdo njeri qe eshte njeri.
      Kjo lloj policie eshte policia qe nuk po lufton drogen qe per turp e ka lene Shqiperine te zere vendin e pare per Droge ne Europe ne vitin 2016.
      Kjo lloj policie qe e la Shqiperine te jete vendi i pare ne Europe per Droge eshte turp i madh per gjithe shqiptaret.
      Nikollaq Neranxi eshte me kushtetuten dhe jo kunder kushtetutes dhe kete e di shume mire policia.
      Te lumte Nikollaq Neranxi.

  8. SOFIKA says:

    DHUNA POLICORE NUK JUSTIFIKOHET NE ASNJE LLOJ MENYRE. ISHA VIZITORE NE PANAIRIN E MREKULLUESHEM QE NERANXI ORGANIZOI DHE U SHOKOVA KUR PASHE POLICE ME UNIFORMA DHE TE ARMATOSUR DUKE ARDHUR DHUNSHEM PER TE ARRESTUAR NJERIUN E PUNES DHE TE PALODHURIN NIKO NERANXI.
    SI KA MUNDESI QE JANE NUK KANE SY TE SHOHIN VETEN NE ARBITRARITETIN E TYRE DHE SHKELJES SE LIGJIT.
    CDO SHKELJE E KA NJE NDESHKIM, VIHEN GJOBA, MERRET AUTOMJETI ME KARROATREC.
    CPUNE KA PRESIDENTI I KOMPANISE TE SHKOJE TE JAPE LLOGARI TE VENDI I ROJES SE PSE KANE PARKUAR GABIM KLIENTET???
    SHQIPERIA VENDI I CUDIRAVE.

  9. NERANXI AVOKATI I BIZNESIT says:

    JAM NJE TREGETAR I THJESHT QE LUMTUROHEM KUR SHOH NJEREZ TE SUKSESSHEM SI NERANXI QE NGRE ZEREN DHE NA MBRON NEPERMJET SHOQATES QE AI DREJTON.
    SHYQYR QE DOLI NJE BURRE QE NGRE ZERIN PARA SHKELEVE TE QEVERISE PERVEC OPOZITES.
    PERSONALISHT KAM KAM VJET QE MERREM ME TREGETI DHE I KEMI KALUAR TE DY PUSHTETET NE KURRIZ ME TAKSA E PA TAKSA.
    POR NUK TRAJTOHEN NJEREZIT E NDERSHEM ASHTU SI POLICET E MOREN KETE ZOTERI TE NDERUAR.
    MOS VALLE, VRAU E PREU NE BULEVARD, MOS VODHI NDONJE BANKE A GRABITI NDONJE DYQAN?
    PERKUNDRAZI E VODHEN NE MES TE DITES, E GRABITEN ME ARME, DHE POLICET DUKEN VETEM PER TE VENE GJOBA NEPER MAKINA. PO PER GRABITESIT E VERTETE NUK U DEL KARBURANTI TI NDJEKIN.
    TURP TURP TURP.
    NE VEND QE GJITHE ATO POLICE QE U PARKUAN PARA NERANXIT TE ISHIN NE NDJEKJE TE KEQBERESVE SHKOJNE DHE TMERROJNE KLIENTET DHE INVESTITORET E HUAJ NE MES TE NJE AKTIVITETI FANTASTIK KULINAR.
    NERANXI DUHET TE KERKOJE DEMSHPERBLIM PER DEMIN MORAL DHE MONETAR QE JU SHKAKTUA!

  10. I drejti says:

    Për të gjithë ata që vjellin vrer dhe nuk e durojnë dot njeriun e punës, kam këtë mesazh me vargje:

    Kush është lulja e Viljetit
    Himara në breg të detit
    Kush po na sjell ëmbëlsira
    Neranxi që e marrtë e mira
    Punëtor sa më ska
    Bën veç punë të mëdha
    Sdi të vjedhë e sdi të vrasë
    Sdi të vërë gjoba e të ta rrasë
    Ama në kallo po e preke
    Sdo kesh kohë të vish në vete
    Se ai di të bëjë vepra
    Flet me fakte, flet me letra
    Ndërsa ti more qyqar
    Që ngele gjithë ditën si k.r
    Shaj, mallko e bëj veç keq
    Korbi ti çke për të heq!

  11. A says:

    Qe eshte prej 25-se vitesh politika dhe qeverite shqiptare rrumpalle kete e dime te gjithe kush ka dy pare mend. Kjo ndodhe sepse ne krye kemi patur kaqola te tipit SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe i fundit ky barboni EDI RAMA. E kuptoni se ku jemi qe prej 26-te vjetesh u shkaterrua ekonomia shqiptare, u shkaterruan dhe u prishen kombinatet, uzinat, fabrikat dhe ndermarrjet dhe te gjitha pa asnje studim shkuan per skrap.
    Me kujtohen fotot e para kur kemi shikuar ne fillim keto mender politikanesh dhe te gjithe jane ca rakitike si te semure, por pastaj sa erdhen ne pushtet, ne pozite, filluan te shendoshen keto, familjet e tyre biologjike dhe klanet e tyre mafioze, sepse filluan te shperdoronin, te vidhnin, grabisnin dhe te benin korrupsion sikur ishte reforme zhvilluese. Ne qoftese nuk jeni “ngopur” me keto lloj vemjesh dhe sharlatanesh politikanesh dhe pushtetaresh ne qafe e keni marre vehten.
    Ju vodhen paret, katastrofe u be Shqiperia nga SALI BERISHA, ndodhi ngjarja apokaliptike e Gerdecit perseri nga SALI BERISHA, ky menderi EDI RAMA i ra kraheve, duke i thene “mos e qaje bithen”. Po ja qe ndodhi edhe ngjarjet e 21 Janarit nga demagogjia dhe protesta e PS.-se, Rivdekjes dhe nje muti si EDI RAMA. Ja cfare ndodhi ku SALI BERISHA i vrau 4(KATER) persona, ku edhe sot kesaj dite qe nje debil-maskara si EDI RAMA eshte kryeminister, ngjarja nuk zbardhet. ANA VEIZI, vajza nje nga ata qe u vra i ati, kerkon drejtesi. Kush do ta beje EDI RAMA, SAIMIR TAHIRI te cilet e kane harruar 21 Janarin dhe tani kane mendjen si te veme gjoba.
    Ne lidhje me NIKOLLAQ NERAXIN, ky ka nje biznes dhe punetor. Ky shiska deri malle te dobet dhe te keq dhe ne anen tjeter paska fitime. Qeveria duhet ta kontrolloje a jane me letra ne rregull te punesuarit sipas kodit te punes dhe organizmat e standarteve te kontrollojne mallrat qe shet NERANXI. Kjo eshte e gjitha.
    Por eshte dicka e qellimeshme qe sikur nje cifti qe martohet dhe ka festen, dasmen, ti shkohet me polici qe nuk lejohet parkimi i makinave perpara shtepise dhe lokalit ku zhvillohet ceremonia.
    Kurse ketij NERANXI zhvillon nje ceremoni reklamimi malli dhe i shkohet me forca policie, pse jane kaq shume makina te parkuara. Dihet tashme qe policia e qarkullimit rrugor dhe ajo bashkiake jane kaq te merziteshem duke zbatuar urdherat pervers te nje maskaraj si EDI RAMA, te Ministrit te Mbrendshem si SAIMIR TAHIRI dhe te Kyetarit llapazan te Bashkise ERION VELIAJ, vendosin vetem flete xhobash neper makina. Ku ka 26-te vjet dhe keto 3 vitet e fundit nuk ka asnje studim dhe nje projekt, platforme, si do ti parkojne makinat banoret e Tiranes dhe jo me ato qe vine nga jashte Tiranet. Je tek shtepia dhe nuk vendos dot makinen te pushoje.
    Me masa absurde, ku qellimi ne vetvehte si i qeverise dhe policise eshte vetem gjoba, taksa, ngritje cmimesh dhe pune s’ka. Eshte me e forta se kjo e qeveri e EDI RAMES pat premtuar se do te hapi 300’000 vende pune per kater vjet dhe tani genjen se ka hapur 175’000 vende pune.
    Eshte me e bukura se piktori i zhgaravinave EDI RAMA, perpara se tu bente Kryeminister, si ne Shqiperi dhe ne France nuk shiste nje pikture dhe ishte kaq i babezitur per te ngrene nje pjate makarona si barbon dhe del tani dhe thote se ka fitime “kolosale” nga shitja e pikturave.
    Prandaj me kete klase politike, qe ka dalur nga jashteqitja e popullit, me SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA nuk shkohet hic gje kundi, por vetem nga varferia ne mjerim. Prandaj keto jane persona te deshtuar ne politiken shqiptare, horra dhe ganstera me fjalet e tyre cdo person duhet te fshije bithen.

  12. "Horri i Bulevardit" says:

    A. Shko provoje dhe parko, psh. ne Frakfurt, ne zona te ndaluara dhe te siguroj 500 euro, ndoshta ste mjaftojne, per ta rimare mjetin perseri. Ose gjej vete ndonje kryqytet te Evropes dhe do te shohim, se do ta shash policin, kryebashkiakun e atij qyteti, por do ta shash nder dhembe, se po e shave haptazi, te parkojne edhe ty pastaj.
    Nga nje ane doni barazine, nga ana tjeter kur ligji ju djeg bithen, bertisni per dhune.
    Zbato logjin ti me gjithe nerenxat dhe sdo keni probleme, ose sa here do ta shkelni ate, aq here do tju dhembe.
    Apo mos e konsideroni vehten akoma te “forte”?.

    1. Andi says:

      Gjobe qe eshte ne proporcion me rrogat e ulta dhe jo gjoba stratosferike dhe jo arrestime, por mbi te gjitha Neranxi nuk kishte parkuar keq me makinat e tij, por qe ne rregull me ligjin.
      Ne qofte se ne Gjermani e shan policin edhe neper dhembe, ne Shqiperi nuk e shan fare policin por i ofron embelsire edhe kur polici me pa te drejte vjen te te vendose edhe gjobe, sic beri me Neranxin. Dhe ne Shqiperi, po u solle mire me policine arrestohesh si ne rastin e Neranxit. Mos krahaso batakun e funderrinave te komunizmit me Gjermanine.

      Policia e Shqiperise eshte per turp dhe rastet e tyre i kane shkruar neper raporte edhe nderkombetaret dhe Departamenti Amerikan i shtetit qe flet per korrupsion qeveritar ne Shqiperi. Kjo eshte Shqiperia, por Neranxi dhe populli shqiptar do ta cojne Shqiperine perpara.

  13. Olti says:

    O Ehej ! Shqiperia ka taksat me te larta ne rajon dhe disa cmime me te larta ne Europe ,si karburantet , energjin elektrike etj.. Ka fuqin blerese me te ulet ne Europe . Per kete eshte kunder Neranxi . Paga jote neto eshte 4000 euro ,eshte e barabarte me pagen neto te 28 puntoreve ne Shqiperi ( 4000 Eurox 140 leke/euro : 20000 = 28) . Sikur niveli i pagave ne Shqiperi te ishte sa 1/10 e pages tende, sikur niveli i administraes tatimore te ishte sa 1/10 e nivelit te administrates gjermane , sikur profesionalizimi dhe ndershmeria e policise shqiptare te ishte sa 1/10 e asaj gjermane me siguri Neranxi do te kerkonte rritje me te madhe taksash se ato te tuat ne Gjermani.

  14. james says:

    Te lumte nerenxi se na dole patriot se ke nje bisnes.A e di more shoku patriot se kur vjen policia ne cdo vend te botes do e mbyllesh gojen.Se di pra je nje hajvan.Nuk te ben paraja trim o kaqol po ti je i pjerdhur si bisnesmen.Ketu nuk eshte per tu permendur kryeministri se cdo gje gabim e ka fajin shteti.Ti ore Nerenxi do te sqarohesh ne polici dhe punet ne shume raste zgjidhen me gjyq o dallkauk.Keshtu funksionon kudo e pashe vidion qe therisnje nxirini jashte randaj ty duhet te te mbanin burg dhe te paguanje avokat te te perfaqesonte per te te nxjere jashte dhe nje pagese te mire shtetit dhe grisnje bythen

    1. @james says:

      Ti james, dukesh se nuk kupton nga te drejtat e njeriut, sepse te drejtat e njeriut te thone te hapesh gojen corap kur ke te drejte dhe se polici do te pergjigjet para ligjit per shkeljet e kryera.
      Ne qofte se polici hyn pa mandat ne pronen tende private, atehere ke te drejte ta quash si nje keqberes e dhunues te prones private dhe te vetembrohesh. Policia hyri pa mandat ne prone private dhe per kete duhet te pergjigjen para ligjit policet dhe policia qe e arrestoi dhe shkeli te drejtat e njeriut dhe t’i jape demshperblim Neranxit dhe t’i kerkoje falje publike. Ne vendet e tjera te botes, per keto veprime te policise, te hedhin ne gjyq dhe demshperblimet jane marramendese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje