Kushtetuesja rrëzon Nishanin, ligji për pronat mbetet në fuqi

21 Prill 2016, 17:53Ekonomia TEMA

Ligji i ri i pronave do të jetë në fuqi. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Presidentit të Republikës dhe një grupi deputetësh të Partisë Demokratike.

Presidenti Nishani dhe Partia Demokratike kërkuan pezullimin e më pas shfuqizimin e disa neneve të ligjit, pasi sipas tyre, binte ndesh me Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese shmang atë që qeveria e quajti më herët si “katastrofë”. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e quan situatën e pronave si një çështje të papërgjegjshmërisë së politikës, Manjani këmbëngul se nëse gjykata vendos për pezullimin e ligjit do të ketë pasoja.

“Do të thotë që do të përzëmë këta njerëz dhe do t’i themi që nuk na lënë të zbatohet ligji, do mendojmë si do të djegim paratë që janë vënë për kompensim. Do të bllokohet e gjithë veprimtaria e verfikimit. Janë 26 mijë vendime ndër vite që kërkojnë një përllogaritje në vlerë dhe nuk do të bëhen”, thotë ai.

Kaosin që mund të shkaktohej nga pezullimi i këtij ligji e paralajmëroi edhe drejtorja e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato. Ajo shpjegon se një vendim i tillë do të ndalonte të gjithë punën e agjencisë duke bllokuar si shpërndarjen e fondit financiar dhe të atij fizik, ashtu edhe procesin  e shqyrtimit të afro 11 mijë dosjeve të ish-pronarëve, raporton TCH.

“Do të sillte ngrirjen e aktivitetit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, që ka në dorë veprimtarinë për shqyrtimin prej 11 mijë dosjesh. Do të bllokonte fondin e miratuar në dhjetor të 2015 nga qeveria, 24 milionë dollarë që mbi bazën e ligjit të ri do të nisin procedurat për shpërndarjen e këtij fondi. Do të pezullohet gjithashtu edhe shpërndarja e fondit fizik. Ne kemi rreth 23 mijë ha tokë gati për këtë”, thotë Qato.

7 komente në “Kushtetuesja rrëzon Nishanin, ligji për pronat mbetet në fuqi”

  1. ilir says:

    Ushtaret e gjykates kushtetuese qenkan te pa pergjegjshem, njelloj si kryeministri dhe ushtaret ministra. Vetem per qellim te blerjes se votave ti mohosh te drejten e pronesise mijera pronareve ,te mos i kthesh pronen e blere , dhe kto prona tja dhurosh bujqeve dhe zaptuesve te prones, kjo eshte demokracia qe na sollen ! Kta qenkan edhe me keq se Enveri, te pakten ai nuk ja dha kuj !
    A kane ndergjegje kta njerez, a kane frike nga Zoti, se shtetin e kane privatizuar prej 25 vjetesh te gjithe qe kane ardhur ne pushtet deri me sot.
    Ne kte vend nuk kame drejtesi, por dikature, qe kercenojne edhe Gj.K., Nuk ka me shprese se mund te rregullohet ndonjehere, kta kane blere dhe frikesuar populòlin,mediat, shoqerine civile, gjithcka.
    Mjere ne qe jetojme akoma ktu , se kelyshet e masoneve dhe bilderbergeve po mbreterojne si ne afrike.

  2. pronari says:

    Kopeja E saliut erdhi dhe zuri zonat me te mira ne bregdet e qendra qytetesh dhe ne qe i kemi blere me djerse shtepi e troje toka bujqesore e pyje duhet te shkojme ne hale ose ne vende te vdekura se u digjen fondet thote kukumjacka drejtoreshe ose ata trutharet e padrejtesise. Strasburgu nuk eshte larg.Nuk e keni pare mire serine tjeter te filmit kur shqipot te vrasin njeri tjetrin per pronen.

    1. t says:

      Pse nuk e beri saloja me nishanin aty ishin 8 vjet

  3. busho says:

    Gjykate Kushtetuese qe shkel Kushtetuten!!! Nuk ka percaktim tjeter per gjykatesit servile me te larte te nje vendi qe e quan veten demokratik. TURP!

  4. manuel vila says:

    ESHTE E KUPTUESHME QE GJYKATA DESHIRON QE TE VAZHDOJE VLLA VRASJA PER PRONEN QE TE QEVERISIN (UJKU MJERGULL DON ) KOMUNISTET DOTE PINE GJAKUN PER NJE KOHE TE GJATE HARAM JU QOFTE POPULL LERURUSHE ……….!!!!

  5. malsori says:

    Sa gjygjtar nga gjykata kushtetuse kane legalizuar objekte?Ineresohuni dhe do kuptoni arsyen e ushtarve ndaj rames ,jane bythqira.

  6. ZZZZ....zz says:

    ME NJE FJALE DO BEJNE SIKUR DO E JAPIN PRONEN E TRASHEGUAR ME BREZA DHE NE TE VERTET SDO BEJNE ASGJE …….KRIMINELAT SKANE NDJENJA ATA BASHKOHEN NE TE MAJTE E TE DJATHETE PER TE GRABITUR PRONAT E TRASHEGUARA NE SHEKUJ POR DITA DO TE VIJE DHE ATO DO SHKOJNE TEK I ZOTI…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje