Rënie drastike e konsumit?

18 Prill 2016, 19:45Ekonomia TEMA
Rënie drastike e konsumit?

Në mediat shqiptare online, binte sot në sy një lajm që njoftonte se ka patur një rënie drastike të konsumit privat në 2015-ën me …0.15%! Vetë kjo shifër nuk sugjeron që të përdoret cilësori “drastike” për rënien, por më e rëndësishme është që, në këtë rast, është përdorur një statistikë e ngurtë, që nuk merr parasysh dinamikën e konsumit privat përgjatë tremujorëve të ndryshëm të vitit. Për këtë arsye, në grafikun bashkëngjitur, kam pasqyruar treguesin e vëllimit të konsumit privat (të zhveshur nga luhatjet e çmimeve) për çdo tremujor, duke filluar nga tremujori i parë i 2009-ës, deri në tremujorin e fundit të 2015-ës.

Nga grafiku shihet se konsumi privat ka qenë 221 miliardë lekë në tremujorin e parë të 2009-ës dhe 243 miliardë në tremujorin e parë të 2015-ës (një rritje 10%). Ndërsa në tremujorin e fundit të 2009-ës ishte 218 miliardë, krahasuar me 249 miliardë në tremujotin e fundit të 2015-ës (një rritje 14%). Ndërkohë, në periudhën 2009-15, numri i banorëve të Shqipërisë (pra, i konsumatorëve) është pakësuar me rreth 120 mijë, ose me 4%. Si rezultat, konsumi privat vjetor per frymë u rrit nga 2300 euro ne 2009-en, në 2520 euro në 2015-ën.

Grafiku tregon se ka patur luhatje sezonale të vëllimit të konsumit privat në periudhën 2009-15, por mediana e tij (vija e mesme) ka njohur një rritje graduale nga 240 miliardë lekë për tremujor në 2009-ën, në 255 miliardë lekë për tremujor në 2015-ën. Kjo është një rritje mesatare modeste prej pothuaj 1% në vit, gjë që reflektohet edhe në rritjen anemike të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në periudhën 2010-2015 (Konsumi privat është sa 80% e PBB-së).

1 komente në “Rënie drastike e konsumit?”

  1. Albani says:

    O pyke,na thuaj more derdimen eshte rritur konsumi apo eshte ulur.
    titullin e shkrimit e ke shkruar me te medha qe konsumi ka rene ne masa dhe ne analizen tende na thua te kunderten,qe eshte rritur dhe nuk flet aspak per renjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje