TAP, pajisjet dhe makineritë mbërrijnë në Durrës. Rama: Projekt strategjik për Shqipërinë

18 Prill 2016, 12:18Ekonomia TEMA

Në Durrës kanë mbërritur mëngjesin e sotëm pajisjet dhe makineritë e para për punimet për ndërtimin e gazsjellësit TAP.

Është zona e Spitallës që do të shërbejë si magazinë për makineritë dhe pajisjet, në një sipërfaqe që arrin në 90 mijë metra katrorë.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama e cilësoi TAP-in një projekt me rëndësi strategjike për Shqipërinë, e cila do të ketë gjithashtu edhe përfitime sociale.

“Përmes gazsjellësit TAP, Shqipëria do të kthehet në një nga arteriet energjitike në Evropë. Këto rrugë aksesi do të ndikojnë edhe në përmirësimin e standardit të jetesës”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, ky projekt i madh do të hapë 15 mijë vende pune në 5 vitet e ardhshme. “TAP është partneri kryesor i qeverisë për të ndikuar në aspektin social”, ka shtuar më tej Rama.

1 komente në “TAP, pajisjet dhe makineritë mbërrijnë në Durrës. Rama: Projekt strategjik për Shqipërinë”

  1. RRIK BALSHA SR. says:

    TE BEFSHA TAP-e

    o çun Tirone me tendenca psiko-mazokiste te nje degjenerimi nervor te bartur qe ne diten kur hape syte aty tek Bryli vite me pare, per te perfunduar ne Sarajet e Surrelit tend legjendar.

    Askush nuk e ve ne dyshim rendesine e ketij projekti madheshtor (per vendin tone te vogel), çdo kush duhet te ndihet i gezuar qe te tjere, jo dhe aq per bamiresi, kane zgjedhur trojet tona si rruge kalimi te gazit per ne Europen e pertej detit. Edhe punesimet do shtohen, edhe njerezit do perfitojne eksperienca te pa ushtruara me pare, edhe energjine do ta perdorim ne nje menyre me moderne, te shpejte dhe te paster.

    Por ka nje kleçke te vockel gjithe ky investim jo i yni, ne token tone, pergjithesisht per te tjere.

    Dite me pare u njoftua se pjesen e trasese qe pershkon detin Adriatik, TAP-i ja dha (me gare mbase ?!) nje shoqerie mjaft te njohur italiane SAIPEM SpA, me shtrije punimesh ne tere boten, me mbi 40 mije punonjes te te gjitha fushave te ndertimit te strukturave on dhe off-shore ne kerkimin dhe zbulimin e naftes dhe te gazit natyror. Eshte edhe kuotuar ne Borsen italiane (nje nga 40 BIG-et e saj).

    Kurioziteti me shtyu te gjej ndonje hollesi mbi kete gare te fituar nga SAIPEM SpA, ne faqen e saj online dhe….

    Pak te dhena: gjatesia rreth 105 km dhe diametri i tubacionit 36’ (inch), ne pjesen shqiptare ne se nuk gaboj punimet i fillon ne zonen e Semanit te fierit, ndersa ne pjesen italiane ne San Foca te Puglia-s. Ne pjesen italiane, dashamiresit e SAIPEM SpA-se, sigurisht te mbeshtetur nga TAP-i i psikopatit te Surrelit, tubacioni do realizohet me metoden e “SPINGI TUBO”-s, pra i fshehte nen toke, pa punime siperfaqesore duke lene te paprekur peisazhin dhe strukturat turistike te italianeve.

    Ne pjesen shqiptare, masakrim i gjithe zones se bregdetit ku do kaloje tubacioni, ne siperfaqe natyrisht, me gjithe impaktin negativ e natyre shkaterrues qe do sjelle.

    Dhe e gjitha kjo jo vetem per koston disa here me te ulet te punimeve te kesaj natyre, por ne radhe te pare per shovinizmin e SAIPEM-isteve ne trajtimin e shqiptareve si pjese me e lehte e me e mosperfilleshme e bilances se tyre tashme te mirenjohur, kudo ku ata kane ndertuar, jashte vendit te tyre, Italise.

    Fieraket duhet te ngrihen ne kembe e te mos lejojne as nje pipezim te ketyre spurdhjakeve te mbeshtetur me ndonje mbyllje goje te embelsuar te njerit nga shkerdhatokratet me te ndyre te ketij çerek shekulli te zymte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje