Tashmë duket se aeroporti i Kukësit po bëhet një realitet gjithnjë e më i prekshëm.
Pasi heqjes së ekskluzivitetit të aeroportit të Rinasit tashmë, kompania hungareze Low Cost Vizz Air ka hedhur hapa konkretë për marrjen me koncesion të aeroportit të dytë në veri të vendit.
Drejtori i Projekteve në Ministrinë e Transporteve Krislen Keri konfirmon për Report TV se qeveria është kontaktuar nga kompania ndërkohë që përfaqësuesit e saj kanë vizituar aeroportin.
Sa për negociatat për shitjen e marrëveshjes koncesionare të aeroportit të Rinasit, Keri thotë se Ministria është vënë në dijeni nga pala gjermane për negociatat, dhe se është në pritje të përgjigjes përfundimtare e cila do i vijë pas përfundimit të tratativave.
Sa për çmimet e biletave, Keri thotë se Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit aplikon tarifa shumë të larta aeroportuale prej jo me pak se 40 euro për individ, shkak për të cilin çmimi i biletave nuk mund të bjerë nën kuotën e 80-100 eurove për person.
Aeroporti i Kukësit do të bëjë të mundur çmime biletash nën 40 euro.
Sipas Kerit, së shpejti duket se do të kemi edhe një aeroport të tretë në Jug, i cili do të orientohet kryesisht nga turizmi.
Edhe për këtë aeroport Qeveria po studion mundësitë për dhënien me koncesion.
Mos harroni pervec taksave te qeverise,te paguani dhe gjoben e Shullazit.
CmimI nen 40 evro ne aerodromio-n ”Sayed bin Sulltan” nuk do te ngelet me bithcpuar ”turistosunit” nga Mekka drejt e ne Kuksi…………..allah uakbar!
Mooosss ma me kontrata me shtetet lindore!
Te gjitha shtetet lindore-iish komuniste jane te mbytur nga korrupsioni.
Me mire me pak fitimi por me i sigurte- serioz nje shtet perendimor.
nji bilet me vizair nürenberg-shkup kushton 19€, münchen -prishtin 200€, e per tiran edhe ma katastrof,