Ministri i financave Arben Ahmetaj ka pohuar sot në një takim me mediat dhe deputetë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, se ekonomia reale është më mirë sesa perceptimi për të.
Ahmetaj shtoi se rritja ekonomike e vitit 2016 pritet të jetë tre herë më e lartë sesa ajo në 2013-n.
Ndërsa pak ditë më parë Dhoma Gjermane e Tregtisë (DIHA) publikoi gjetjet e një pyetësori që e vendoin Shqipërinë në vendin e fundit ku investitorët gjermanë do investonin sërish, ministri i financave the se ky perceptim nuk përkon me realitetin.
“Paguam 70 miliardë lekë detyrime të prapambetura”, tha Ahmetaj, ndërsa shtoi se ekonomia po vetëkorrigjohet, duke kaluar nga ndërtimi tek industritë, nga vlera e shtuar e ulët tek vlera e shtuar e lartë. “Këto zhvillime pozitive i dedikohen reformave të qeverisë”, shtoi ministri.
Sipas tij, rritja ekonomike në vitin 2015 ishte më e lartë sesa mesatarja e rajonit.
Ndërsa të dhënat e INSTAT treguan pak ditë më parë se rritja e konsumit është kthyer në negative për herë të parë që nga viti 1998, Ahmetaj tha se konsumi ka rënë shumë pak në krahasim me vendet e tjera të rajonit.
Ministri Ahmetaj ka pranuar se reformat e ndërmarra nga qeveria kanë risk politik, por në rast se nuk do të ishin realizuar, sipas tij “do të kishim një tjetër 1997.’
“Janë hapur 173 mijë vende pune gjatë periudhës dy vjeçare në pushtet, jemi shumë afër mbajtjes së premtimit për 300 mijë vende pune.”- ka thënë ministri.
Referuar aksionit antiinformalitet, ministri theksoi se ajo po jep rezultate dhe se faza e dytë do të bëhet nga zyra.
Ministri i Financave ka cituar edhe lajmet për ikjen e investitorëve, duke thënë se “kemi 43 mijë kompani të huaja në 3 vitet e fundit në Shqipëri, nuk është e vërtetë se investitorët po ikin”.
Ministri Ahmetaj tha se mbajtja e borxhit publik në objektiv është sfidë e madhe për qeverinë. “Objektivi ynë është që këtë vit të jetë në nivelin e 70.9 %”- tha ministri.
Duke vijuar raportimin e tij në Komisionin e Ekonomisë, kreu i Financave shqiptare tha se kredia konsumatore është rritur.
Ministri iu referua edhe projekteve të mëdha në vendin tonë, sipas tij, TAP dhe rifutja e kompanisë SHELL në investime, do të stimulojë rritjen ekonomike.
Besoj se nese do permblidhej llumi dhe paaftesia e rilindasve ne nje njeri te vetem, ky do ishte ky hajduti budalla i artikullit. Ben Hajduti.
jane hap 173mije vende pune, rritja ekonomike me e larte ne rajon, ekonomia me e mire se ce perceptojne te tjeret…qr..bjeri murit me koke..te nxjerr nga shinat
Hahahahahaha, perceptimi i gabuar mbi perceptimin real eshte perceptuar gabim pasi ekonomia reale nuk eshte ajo qe duket ne perceptimet por ajo qe perceptohet nga interceptimet. bukur mik, na e sqarove arsyen pse portofoli rri vetem minus.
Ah more mik, ti duhet te jesh nje nga ata (300.000 -173.000) =~ 0 qe na kane shpetuar pa i gjetur ne pune.
Por mos u merzit, se ty do te bejme te pasur.
Nuk di si te behesh i pasur ? Nuk ka problem : te jep leksione xhaxhi Koço K…ri .
Por kujdes se mos te ben shume te pasur ai ,se pastaj vjen kriminel Shullazi dhe ti merr te gjitha si Robin Hudi.
Por kujt ja jep ai millionat e tua do thuash ti ? E kemi zgjidhur edhe kete : kemi Erion Braçen !
Hajt naten tani.
Fjalim legjendar i paperseritshem i strategut ekonomist me fame nderkombetare A.A(hhhhhhhh !!!!)
O kasolle ku na mblodhe !
Enver Hoxha eshte fatos per lavderimet para ketij legjende te Rilindjes !!!!
Interesante! Kjo Ministri jeton në Suedi? Ai nuk ka lidhje me realitetin në terren. Apo e ka një tjetër ‘ekonomia reale ‘shkon mirë?
My minister eshte maniak perverse hajdut. Turp per kete vend ku ka perfunduar!
Si mundet nje minister te genjeje keshtu?Ne te http://www.tiranaestate.al kemi nje renie diku tek 60% ne interesin e njerezve per tregun imobiliar pra para nuk ka,nuk ka para se normalisht mungon puna qe te gjeneroje para.Logjike me idiote nuk ka,e pra dhe kete logjike ministri ta neperkemb duke te njehsuar me budallain.
Do te thuash qe mbreti nuk eshte lakuriq por na duket neve. Kesaj here ti perdor fjalen perceptim qe te justifikoheni shifrat e fryra.
Ky ministri yne s’i ka marre “ilacet” sot sic duket!!!!