Grupi i shërbimeve financiare China Everbright me bazë në Hong Kong njoftoi zyrtarisht sot se ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Ndërmarrja që do të marrë përsipër të drejtat e koncesionit është emërtuar, “Keen Dynamics Limited” dhe sipas marrëveshjes do t’i ushtrojë këto të drejta deri në vitin 2027, raporton Monitor.
China Everbright Limited është një kompani e shërbimeve financiare në menaxhimin e aseteve, investimeve direkte, ndërmjetësimit dhe bankingut investues në rajonin e Kinës, përfshirë dhe Hong Kongun. Kompania e saj mëmë është China Everbright Group, me pronësi shtetërore.
Aktualisht pronarët e Tirana international Airport janë: DEG-Deutsche investitions-und Entëicklungsgesellschaft mbH-31.7%; Albanian-American Enterprise Fund “AAEF”-21.3%; AviAlliance GmbH-47%.
Konsorciumi Tirana international Airport (dikur Tirana Airport Partners), në vitin 2004 nënshkroi një marrëveshje koncesionare 20 vjeçare me qeverinë shqiptare për projektimin, financimin, ndërtimin, kryerjen, funksionimin, menaxhimin dhe zhvillimin e Aeroportit Ndërkombetar “Nënë Tereza”, Tiranë.
Pak javë më parë, qeveria shqiptare arriti marrëveshje me Tirana international Airport për heqjen e eksluzivitetit të kësaj të fundit.
Sipas marrëveshjes së përbashkët, kompanisë Tirana international Airport i është dhënë menjëherë një zgjatje e Afatit të Koncesionit prej dy vitesh duke mundësuar kështu hapjen e Aeroportit të Kukësit për fluturimet ndërkombëtare. Kjo do të thotë se Afati i Koncensionit do të shtyhet deri më datë 2027.
Më tej, në rast të vënies në përdorim të një aeroporti tjetër apo aeroporteve të tjera, si Vlora ose Saranda, Afati i Koncesionit do të shtyhet me 0.5 vite të tjera për çdo vit operimi të këtyre aeroporteve jugore, siç thuhet në Ndryshimin e Marrëveshjes së Koncensioni.
Te nderuar gazetare apo analiste…sqaroheni njehere cdo te thote ai 0.5 vite per cdo vit operimi te aeroportit te Vlores apo Sarandes?…perfshire dhe Kukesin..i bie qe nqs do operojne kto aeroporte qe ne fakt duhet del se Marreveshja Koncesionare nuk “fiket” kurre…beni ndonje pyetje jo vetem shkruani cfare degjoni….
Kane filluar te bejne lojra matematike qe ta bejne lexuesin te vrasin mendjen e te zgjidhin keto probleme matematike.. Ne nje lajm tjeter njeri ishte denuar me 2.8 vite burg.
Degjova se emri i ri do te jete MAOCEDUN
Koncensioni I Rinasit nje nga shume korrupsionet e FATOS NANOS qe shiti gjysmen e Shqiperise dhe I ktheu shqiptaret skllever ne vendin e tyre . Asnje shqiptar nuk di sa kushtoi ndertkmi i Rinasit dhe sa eshte fitimi vjetor I TIAs .
Ne nuk kemi konceptin e strategjise kombetare.Te vetmin aeroport ne vend shkojme e ja u shesim anti-shqiptareve. Ky eshte aeroporti qe NATO perdori shume here gjate luftes ne Kosove.
Bobo sa shume komete te ky shkrim. Ne Shqiptaret jemi shume te interesuar per vetveten. rroFshin pusht-uesit dhe graBitqaret.
Bobo sa shume komete te ky shkrim. Ne Shqiptaret jemi shume te interesuar per vetveten. rroFshin pusht-uesit dhe graBitqaret…
Tani vetem gruaja e sali berishes,edi rams,fatos nanos dhe lulzim bashes Kan mbete pa u shit ne shqiperi,se pasunite e popullit shqiptar i Kan shit me kohe
Rinasi nje barake e stermadhe asnje kusht per pasagjeret ne shi , ere e ftohte. Kapni Shkup e Prishtine me total 9.99 euro me godina super e ura ajrore direkt n dere te avionit…